Gara Kur’anore në Suedi

Garat Kur’anore për nxënësit e shkollave u mbajtën në fillim të javës në Kristianstad të Suedisë.

Sipas agjencisë së lajmeve Qafa. Shoqata Islame-Kulturore ‘Imam Hadi” (a.s.) e qytetit organizoi ngjarjen Kur’anore.

Më shumë se 20 nxënës të shkollave muslimane morën pjesë në Garat Kur’anore, të cilat u mbajtën për djemtë dhe vajzat.

Juria e vlerësoi performancën e kandidatëve bazuar në aftësitë e tyre në këndimin e Kur’anit me Tertil, këndimin e bukur të Kur’anit dhe në mënyrë të saktë.

Fituesëve të Garave Kur’anore në fund të programit u ndanë shpërblimet.

Shoqata Islame-Kulturore ‘Imam Hadi’ organizon çdo vit Garën e Kur’anit para Ramazanit.

Kristianstad është një qytet në Suedinë jugore me mbi 40.000 banorë.

Suedia është një shtet skandinav, numri i muslimanëve vlerësohet të jetë rreth 500,000 (pesë për qind e popullsisë së përgjithshme).

Burimi : IQNA News/ ml

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne