Bota

Gati gjysma e amerikanëve dhe evropianëve dyshojnë tek paanshmëria e mediave për Rusinë

Të anketuarit në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë dalin të jenë përgjithësisht mosbesues tek mediat e tyre kryesore për një mbulim të paanshëm të ngjarjeve që lidhen me Rusinë. Numri i të anketuarve që respektojnë këtë këndvështrim fillon nga 43 deri në 53 përqind në varësi të vendit.

Një sondazh i opinionit publik u krye së fundi nga Instituti Francez i Opinionit Publik (IFOP), në të cilin të anketuarit në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë u pyetën me pyetjen: “A raportojnë me paanësi mediat e vendin tuaj për Rusinë?”

Rreth gjysma e të anketuarve në Francë (53 përqind) dhe Gjermani (50 përqind), si dhe 47 përqind e të anketuarve në Britani të Madhe dhe 43 përqind e të anketuarve në Shtetet e Bashkuara, thanë se nuk besojnë se mediat e tyre japin informacione me paanshmëri lidhur me Rusinë.

Në të njëjtën kohë, vetëm 25 për qind e francezëve dhe 33 për qind e të anketuarve britanikë thanë se besojnë se mediat e tyre ofrojnë informacione të paanshme për Rusinë, ndërsa në SHBA dhe Gjermani, 39 për qind e atyre që u anketuan ranë dakord me këtë vlerësim.

Sondazhi i opinionit publik u zhvillua pasi politikanët dhe zyrtarët e inteligjencës amerikane vazhdojnë të akuzojnë Rusinë se është përpjekur të ndërhyjë në proceset zgjedhore të Shteteve të Bashkuara – akuza të cilat Moska i ka mohuar me forcë.

Në të njëjtën kohë Londra fajëson Rusinë për helmimin e dyshuar të disa personave në qytetin britanik Salisbury më herët këtë vit, pavarësisht nga fakti se autoritetet ruse i kanë hedhur poshtë me forcë këto pretendime.

Sondazhi i opinionit publik u krye në muajin gusht 2018 me qytetarë nga SHBA, Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania. Sondazhi u krye me 4,033 persona të moshave 18 vjeç e sipër. /sputnik/Gazeta Impakt