Pjesë të trupit të gazetarit Kashogi gjenden në oborrin e konsullit saudit

Pjesë të trupit të gazetarit të vrarë saudit Xhemal Kashogi janë gjendur në oborrin e shtëpisë së kreut të kosullatës së Arabisë saudite në Turqi, e cila ndodhet 500 metra larg kosullatës bën të ditur Sky News. Sipas disa burimeve, gazetari është shpërfytyruar dhe copëtuar. Gjithashtu raportohet se trupi i tij është mbështjellë me një tapet dhe i është dorëzuar një bashkëpunëtori në atë zonë, të cilit i ishte ngrakuar detyra për të fshehur provat. Një lajm i tillë vjen teksa presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan tha se trupi i Kashogit nuk është gjetur dhe i kërkoi zyrtarëve sauditë të zbulojnë vendndodhjen e tij.

Erdogan i cili premtoi se do të zbulonte të vërtetën rreth vrasjes kërkoi shpjegime se për cfarë arsye nuk gjendet trupi i dikujt, ndërkohë që është thënë zyrtarsiht që është varë. presidenti turki bëri thirrje Arabisë Saudite të nxjerrë përgjegjësit para drejtësisë. Sipas tij vrasja e gazetarit Saudit Xhamal Kashogi ishte planifikuar disa dite përpara se ai te hynte ne konsullaten e arabise saudite ne Stamboll.

Erdogan nënvizoi se nje dite përpara ekzekutimit makaber te gazetarit saudit ne konsullaten e Stambollit kishin mberritur 15 persona nga arabia Saudite duke shtruar pyetjen se cfare kërkonin keta njerez atje?
“Pse nuk u lejuan autoritetet turke qe te hyjne ne konsullate menjehere pas raportimit per zhdukjen e gazetarit. Perse autoritetet saudite deklaruan se ai ishte larguar nga konsullata dhe perse e pranuan faktin e vrasjes se tij vetem 17 dite me pare. Perse nuk gjendet trupi i gazetarit saudit. Kush e ka dhene urdhrin per vrasjen e tij dhe cili eshte bashkepunetori lokal ne kete vrasje”

Ndryshe nga sa pritej, Erdogan nuk përmendi ndonjë regjistrim per te cilin eshte folur kaq shume ne mediat turke dhe ato ndermbetare sipas te ciles mund te degjohet momenti i vrasjes se Xhamal Kashogi. Arabia Saudite pranoi për herë të para para pak ditë se kashogi ishte varrë më 2 tetor gjatë një përleshje në konsullatën saudite në Turqi.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne