Rajoni

Gazeta e Berat Buzhales kerkon qe Thaçi, Haradinaj, Tërnava dhe Dode Gjergji te mbeshtesin pederat

Gazeta Express e Berat Buzhales ka bere shkrimin e meposhtem ku i kerkon krereve te Kosoves qe te mbeshtesin pederet e tyre ne paraden e tyre, meqe kete gje u kerkon Amerika kosovareve. Shkrimi eshte me poshte:

A do të marrin pjesë në Paradën e LGBTI’së Thaçi, Haradinaj, Tërnava dhe Gjergji?

ALBIONETA ADEMI

“Në emër të dashnisë”, është Parada e Parë e Krenarisë në Kosovë për komunitetin LGBTI dhe përkrahësve të tyre, që do të mbahet më 10 tetor në sheshin Skënderbeu. Sipas matjeve të Institutit Nacional Demokratik, Kosova del të jetë vendi më homofobik në rajon dhe kjo paradë është një sprovë për të treguar se sa tolerant është vendi ndaj orientimeve të ndryshme seksuale. Gazeta Express ka kontaktuar Zyrën e Presidentit, të Kryeministrit, Bashkësinë Islame dhe Ipeshkvinë e Kosovës për të marrë vesh nëse të martën do të jenë në sheshet e Prishtinës përkrah këtyre komuniteteve.
Për herë të parë në rrugët e Prishtinës pritet të defilojnë publikisht burra dhe gra që kanë përcaktim seksual ndryshe nga shumica e popullatës. Në çdo vend të Evropës krijohet një nervozë sa herë që shfaqën publikisht komuniteti LGBTI. Një gjë e tillë vlen posaçërisht për vendet e Ballkanit.
Pro, si  do ta kalojë Kosova këtë test?
Reagimet e para nuk ishin të mira. Deputeti i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, në një postim në Facebook ka bërë thirrje që një paradë e tillë të mos ndodhë.
Gazeta Express i ka pyetur gjatë ditës përgjegjësit e institucioneve kryesore në vend, nëse do të marrin pjesë në këtë paradë, apo do të heshtin gjatë asaj dite.
Halil Matoshi, drejtor për informim i zyrës së Kryeministrit Ramush Haradinaj, ka treguar se shefi i ekzektuivit do të jetë pjesë e hapjes së javës së komunitetit LGTBI, ndërsa pjesëmarrja e tij në paradë, varet nga angazhimet ditore që ai ka.
“Kryeministri sot pasdite merr pjesë në hapjen e javës së krenarisë ku do ta mbajë një fjalë rasti, ndërsa pjesëmarrja e tij varet nga agjenda. Nuk mund ta dimë paraprakisht”, ka thënë Matoshi për Gazetën Express.
Në anën tjetër, Presidenti Hashim Thaçi në majin e vitit kaluar mori pjesë në marshin e organizuar në ditën ndërkombëtare kundër Homofobisë dhe Transfobisë.
Në marshin me moton “Dashuria jonë është kushtetuese”, Presidenti kishte thënë se në Kosovë secili mund ta dashurojë secilin sepse është e drejtë e tyre që kushtetuta ua lejon.
Tani në një paradë të organizuar, Presidenca nuk kanë konfirmuar pjesëmarrjen e të parit të shtetit, por dihet se në marshe, Thaçi ka qenë prezent, së bashku me përfaqësues ndërkombëtarë dhe ambasadorë.
Në vende të tjera, kur ka tensionime të tilla, udhëheqësit e shtetit dalin në ballë të manifestimeve të tilla. Nuk dihet nëse kështu do të ndodhë edhe në Kosovë.
Nga ana tjetër, Sabri Bajgora nga Bashkësia Islame ka thënë se BIK nuk ka marrë ndonjë ftesë për të marrë pjesë në paradën e Krenarisë, duke mos komentuar asgjë tjetër rreth kësaj ngjarjeje. Gazeta Express ka kontaktuar edhe me  Ipeshkëvinë e Kosovës, të cilët kanë dhënë përgjigje të njëjtë me BIK’un që nuk kanë marrë ndonjë ftesë, por kanë refuzuar të përgjigjen se a do të merrnin pjesë në një aktivitet të tillë, nëse ftohen.
Edhe pse shteti i Kosovës, juridikisht, u lejon çdo të drejtë dhe martesat e personave të gjinisë së njëjtë, krejt këtë rehati komuniteti LGTBI nuk e ka në aktivitetet e tyre, nga personat që e konsiderojnë se po e mbrojnë ‘moralin’ njerëzor, e që, sipas tyre, orientimet e ndryshme seksuale bien ndesh me të.
Kur organizatorët e parades së të martës njoftuan për këtë ngjarje, ata kërkuan përkrahje nga qytetarët dhe nga institucionet shtetërorë për parandalimin e dhunës ndaj komunitetit LGBTI dhe ofrimin e shërbimeve në mbrojtjen dhe mirëqenien e viktimave.
“Komuniteti LGBTI ashtu si edhe gjithë shoqëria mund të duan dhe të dashurojnë, si dhe largimin e paragjykimeve që shoqëria kosovare i ka për komunitetin”, thuhet në kumtesën e organizatorëve të Paradës së Krenarisë.
Përveçse Kosova prin në listën e vendeve homofobe në rajon,  se aktivitetet e komuniteteve nuk janë të sigurta dëshmojnë edhe sulmet në Sallën e Kuqe në vitin 2012 ndaj stafit dhe të pranishmëve të tjerë në natën e lansimit të edicionit “Seks” të revistës Kosova 2.0, e cila, ndër të tjera fliste për edukatën seksuale dhe për jetën e komunitetit LGBTI.  Pikërisht ndaj këtyre të fundit pati reagime të ashpra nga ekstremistët fetarë dhe nga tifogrupi Plisat, të cilët edhe sulmuan sallën në natën kur po mbahej organizimi.
Për të mos u përsëritur diçka e tillë, policia thotë se është në kontakt të vazhdueshëm me organizatorët e Paradës dhe se do të ndërmarrë të gjitha masat, që siguria të jetë në nivel, në mënyrë që të pranishmit në paradë të jenë të sigurt. /Express/

OPINIONE

INTERVISTA