Gazeta gjermane: Turqia me blerjen e S-400 i tha lamtumirë perëndimit

Gazeta gjermane “Welt” ka shkruar se Rexhep Taip Erdogan, presidenti i Turqisë, me blerjen e sistemit raketor S-400 nga Rusia, u tha lamtumirë armatimeve të perëndimit.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se në raportin e kësaj gazete gjermane thuhet se pas disa muaj tensione mes Uashingtonit dhe Ankarasë në lidhje me blerjen e sistemit të mbrojtjes raketore nga Rusia, aktualisht pjesa e parë e sistemit S-400 ka hyrë në Turqi. Tani shtrohet kjo pyetje se pse Turqia pavarësisht të gjitha kritikave të Aleancës Veri-Atlantike (NATO), ka shpenzuar 2.5 miliardë dollarë për të blerë këtë sistem raketor?

Boris Kalonki autori i këtij raporti, beson se vendimi i Ankarasë për këtë veprim mund interpretohet si një rrugë nga e cila nuk ka kthim mbrapa. Turqia dëshiron të vazhdojë këtë marrëveshje me Rusinë, për arsye se Rusinë po e shikon si një partnerë në negociata rreth rajonit të Lindjes së Mesme dhe kjo çështje bëhet më e dalluar në kohën kur Moska ka deklaruar se dëshiron të ketë ndikim më të madh në rajon në krahasim me Amerikën.

Në vazhdim të këtij raporti thuhet se presidentin i Turqisë me siguri dëshiron që sistemin raketor S-400 ta instalojë në afërsi të Ankarasë. Gjithashtu duhet marrë parasysh edhe kjo çështje se gjatë zhvillimeve të grushtet shtetit të vitit 2016, Parlamenti i Turqisë është sulmuar nga qielli. Për këtë arsye, me siguri krerët e këtij vendi kanë këtë shqetësim se nëse do të përdorin sistemin amerikan Patriot të Amerikës, atëherë në rrethana të ngjashme Amerika mund ta marrë në dorë kontrollin e këtij sistemi.

Donald Trump, presidenti i Amerikës, disa muaj më parë ka nënshkruar një plan që në bazë të të cilit pezullohet dorëzimi i avionëve F-35 në Turqi deri në kohën kur të qartësohet situata e blerjes së sistemit raketor rus S-400 nga ana e Turqisë./pt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne