Gazeta italiane: Habilaj tha 30 mijë euro i do Saimiri…

Gazeta italiane, Meridionews ka zbardhur përgjimet ambientale, sipas saj, të Moisi Habilajt, i arrestuar dy ditë më parë në Itali si koka e një grupi trafiku droge të cilët kanë trafikuar 20 milionë euro kokainë. Kjo media raporton se nga përgjimi Habilaj ka thënë se 30 mijë euro, nga trafiku i drogës, i do kushëriri i tij, politikan i rëndësishëm në Shqipëri. Po sipas kësaj media, bëhet fjalë për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Artikulli i plotë i të përditshmes italiane
Ndër të arrestuarit e operacionit “Trëndafili i Erës”, është edhe kushëriri i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, prej vitesh i dyshuar se mbulon bizneset e klanit që trafikonte marijuanë në ballkan. Grupi në fjalë ka përdorur edhe makinën që ka qenë në pronësi të politikanit për të mbërritur në Siçili. nga përgjimet thuhet: “30 mijë duhej t’ia jepja atij”.

Farefisnia mund të thotë shumë, veçanërisht nëse bëhet fjalë për një ish ministër – jo më në pushtet që nga muaji mars – shumë i diskutuar dhe i përmendur sepse akuzohet në vendin e tij se mbron klanin e trafikimit të drogës. Në Shqipëri lajmi për arrestimin e Moisi Habilaj ka krijuar një tërmet të vërtetë politik. 39 vjeçari, Moisi habilaj, i arrestuar një ditë më parë, është kushëriri i Tahirit.

Në 2005, u bë pjesë e akuzave publike nga kreu i policisë kufitare të Vlorës, Dritan Zagani, se ishte pjesë e krimit të organizuar lokal që merrej me eksportimin e marijuanës në Ballkan. Sipas publikimeve / deklaratave të policit, i detyruar më pas të vendosej në Zvicër – kushërinjtë e ministrit kanë transportuar drogë duke shfrytëzuar edhe makinën private të politikanit Tahiri. bëhet fjalë për “Audi A8”, e monitoruar disa herë nga policia kufitare greke , por jo vetëm.

Por personi ne fjalë (Tahiri), ka përgënjeshtruar gjithmonë këtë fakt, duke shpjeguar se ua kishte shitur automjetin kushërinjve të tij, në 2003. Por verifikimet nga hetimet italiane, ndërkaq rrëfejnë një tjetër histori, në të cilën përmendet edhe emir i politikanit. Moisi Habilaj në Siçili ka urën e tij kryesore për çështjet dhe bizneset e e tij, falë edhe një rrjeti grosistësh që ishin në gjendje të blinin me para’/ kesh, qindra kilogramë marijuanë dhe më pas ta shpërndanin në të gjitha klanet mafioze aktivë në këto zona. Jo vetëm në Catania, por edhe në Siracusa e Ragusa.

Në Shqipëri, ndaj kushëririt të ministrit u përqendruan shumë dyshime. Kurrë i hetuar, kurrë i arrestuar, shume herë i fotografuar, për shembull me kreun e policisë kufitare të Dhërmiut. Më pas një sërë udhëtimesh nga Shqipëria në Siçili, duke kaluar nga Puglia, për të dakordësuar shitjen e drogës, e duke evidentuar vendet e shitjes së drogës.

Të dhëna dhe indicia që çojnë në emra e mbiemra, siç ishte ai i Antonino Riela, një tjetër personazh i cili besohet se ishte një ndër “pritësit” e sasive të drogës që vinte nga Shqipëria. Në nëntor të 2013 monitorohet/mbikëqyret një takim ndërmjet këtij të fundit, pra Rielas, dhe Florian Habilaj, vëllai i Moisiut, pra edhe ky kushëri i ish-ministrit Tahiri. përballja mes të tyre zhvillohet në San Giorgio dhe sipas akuzave, Riela i ka dhënë 30mijë euro në të holla/ kesh, për një dërgesë droge (marijuanë).

Objektivi ishte të rikuperohej Brenda një kohë sa më të shkurtët të mundshme, për një sekuestrimit të një sasie prej 1650 kilogramësh , ngjarje e ndodhur në Castellucio në afërsi te Augusta-s. “Po të kisha një Kalashnikov, do t’i kisha shtrirë/ vrarë të gjithë.. Bam, bam bam”, citohet të ketë thënë Moisiu, tepër i zemëruar për shkak të dërgesës së humbur dhe për shkak të vështirësive të krijuara nga forcat e rendit.

Shqipëria për kushëririn e ministrit ka qene prej vitesh një ekskluzivitet për të bërë biznes. Gjatë një përgjimi ambiental të interceptuar nga Guardia di Financa e Catanias, është po I njëjti person (Moisiu) që zbulon detaje të bashkëpunëtorit të tij, një titullar siçilian në një pikë karburanti në afërsi të Lentinit.

Nëse vjen në Shqipëri-thuhej- do të kuptosh që policia shqiptare është e korruptuar, madje hera herës është kreu i policisë që ndihmon në ngarkimin e dërgesave të tilla. Ndërsa në Itali, grupi në fjalë i nënshtrohet sekuestrimeve të vazhdueshme, siç ishte rasti i 289 kg marijuanë në Palagonia. Furnizimet e kartelit italo-shqiptar janë bllokuar edhe në portin e Ripostos, ose në parkimin e qendrës tregtare Porte di Catania, ku zbulohet një automjet i mbushur me drogë.

Nisin kështu bisedimet e gjata për të planifikuar dërgesat të reja dhe është pikërisht në këtë moment që Moisiu flet për kushëririn e tij politikan, ndërsa thotë se “Tridhjetë mijë euro duhet t’ia jap Saimirit”- saktësojnë hetimet italiane. Politikani del sërish në skenë edhe për çështjen tashmë të debatuar, makinë e tij të famshme. Kushëriri, me bashkëpunëtorin e tij Sabi Çelaj, do të mbërrinin gjithashtu në Sicili në me makinën “Audi”, formalisht edhe pronë e ministrit.

“Ari jeshil” i ballkanit do të vihej në dispozicion edhe të Sebastiano Sardo, i njohur me pseudonimin Iano occhiolino’’, prej pak kohësh bashkëpunetor me drejtësinë, por me një të kaluar si administrator i drogës për klanin Cappello të Catanias. Për shqiptarët, ai ishte “ai me syze” me të cilin mund të shtrihej edhe biznesi fitimprurës i armëve. “Nëse sjellim diçka për të, mund të sjellim edhe disa kallashnikovë – lexohet në rreshtat e zbardhura të përgjimit- le të vriten mes njëri-tjetrit, nuk na intereson”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne