Gazeta saudite: Është koha për një grusht shteti të ri në Turqi

Njëra nga gazetat e Arabisë shkroi se ka ardhur koha për një grusht shtet të ri në Turqi.

Duke vënë në dukje grusht shtetin e mundshëm në Turqi, gazeta Okaz e regjimit saudit shkroi se ky grusht shtet do të jetë i suksesshëm.

Ahmet Azen i cili shkroi në këtë gazetë, u shpreh se duket sikur do të ketë grusht shtet ushtarak në rajon dhe se ky grusht shtet do të jetë i suksesshëm.

Gazeta saudite e cila theksoi se Turqia ka nevojë për një udhëheqës të ri dhe se ky vend kaloi nëpër një krizë të madhe, shkroi kështu: “Z. Erdogan synon të dalë nga kriza ekonomike duke e përdorur ndikimin e tij mbi popullin turk. Por, kjo nuk do të ketë sukses.”

Gazeta në fjalë po pret për mundësinë e një grusht shteti të mundshëm në Turqi. Edhe për grusht shtetin e zhvilluar me 15 korrik akuzoheshin Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Sudite.

Pas përpjekjes për grusht shtet të 15 korrikut, ish emiri i Katarit, Ahmet el Sani akuzonte Arabinë Saudite se ka ndihmuar këtë grusht shtet.

Burimi : T.News Agency/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne