Reagimi i Jim Carrey-it për Jemenin: Aleati ynë, raketat tona, faji ynë

Aktori i famshëm botëror, Jim Carrey ka reaguar në lidhje me sulmin e organizuar nën udhëheqjen e Arabisë Saudite në Jemen, në të cilin humbën jetën 50 persona, shumica prej të cilëve ishin fëmijë.

Ditë më parë, koalicionin nën udhëheqjen e Arabisë Saudite organizoi një sulm ajror ndaj një autobusi me fëmijë jemenas në provincën Sada, në veri të Jemenit, me ç’rast humbën jetën 50 persona, shumica prej të cilëve ishin fëmijë si dhe shumë të tjerë u plagosën. Ndërsa, Arabia Sudite tha se sulmi ishte një ‘veprim i ligjshëm ushtarak’.

Komediani i njohur amerikan, Jim Carrey bëri një deklaratë në llogarinë e tij në Twitter për fëmijët të cilët humbën jetën në sulmin ajror në Jemen.

Carrey ndau një fotografi në të cilën shihet raketa me flamurin e SHBA-së duke e sulmuar autobusin e shkollës mbrenda të cilit kishte fëmijë palestinezë, duke u shprehur kështu:

“Në Jemen u vranë 40 fëmijë të pafajshëm në një autobus. Aleati ynë, raketat tona, faji ynë.”

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne