Bota

Gazetari Daloglu: Pompeut nuk i pëlqen Turqia por çështja e tij kryesore është Irani

Gazetari Tulin Daloglu e vlerësoi faktin se presidenti amerikan Trump, me një mesazh në Twitter, e shkarkoi sekretarin amerikan të shtetit, Reks Tillerson dhe se në vend të tij e solli kryetarin e CIA-s, Mike Pompeo. Daloglu tha se Pompeo nuk ka mendime pozitive për Turqinë, por fokusi i tij kryesor tani është Irani.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka bërë një veprim të rrallë në historinë e qeverisjes dhe diplomacisë së vendit deri më tani dhe në një mesazh në Twitter, njoftoi se ai e shkarkoi Reks Tillersonin nga ministria e jashtme si një nga institucionet më të rëndësishme në vend. Kanë filluar debatet rreth faktit se a e mbron apo jo vlefshmërinë e marrëveshjeve Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu i cili tha se Trump me këtë veprim ka bërë në disa çështje kompromis me Tillersonin. Gazetari me përvoj në çështjet e politikës së jashtme, Tulin Daloglu i vlerësoi në programin Sejr-i Sabah vendimet e mundshme që mund të ndërmarr ish kryetari i CIA-s, Mike Pompeoi cili u soll në Ministrinë e Jashtme:

‘MËNYRA E SHKARKIMIT NGA TRUMP ISHTE DËMTUESE E NDERIT’

“Kur shohim rregullat e mirësjelljes diplomatike, ekziston një procedurë për presidentin që t’a shkarkojë nga detyra një ministër të cilin vetë e ka zgjedhur dhe e ka emëruar. Ajo që bëri Trump ishte një mënyrë e shkarkimit nga puna e cila i hodhi mënjanë të gjitha këto. Ishte shumë nderë dëmtuese. Shkarkimi i Reks Tillersonit u bë i ditur përmes Twitterit. Mbeti që ministria e tij do të vazhdojë deri më 31 mars.

Në qeverisjen amerikane ka tri këmbë: Pentagoni, Shtëpia e Bardhë dhe Ministria e Jashtme. Për Presidentin e SHBA-së ka një rëndësi strategjike se kush është ministër i mbrojtjes. Tillerson ishte drejtori i Exxon Mobilit. Ai u zgjodh për shkak se ishte shumë i njohur me udhëheqësit botëror për shkak të punës së tij të mëparshme. Ju do të merrni një person të tillë nga udhëheqja e Exxon-it dhe pastaj atë do t’a shkarkoni pas 14 muajsh. Ky nuk është një program televiziv. Mirësjellja diplomatike në mbarë botën po shkon në një drejtim të cilin nuk e kuptojmë aspak.

‘TAKIMI ME LIDERËT E KORESË VERIORE MUND TË SHKAKTOJË PROBLEME’

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të takohet në muajin maj ballë për ballë me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong. Ministri i Jashtëm i sapozgjedhur Mike Pompeo, bëri deklarata lidhur me liderin e Koresë së Veriut dhe e tregoi fytyrën e tij agresive. Intervistë ballë për ballë me udhëheqësin e Koresë së Veriut është shumë e rëndësishme. Të dy udhëheqësit nuk janë persona që mund të parashikohen me të bëmat e tyre. Pasi që marrëveshja me Iranin do të zgjatet për gjashtë muaj, pas kësaj mbledhjeje do të paraqitet prap para presidentit. Trump dhe Pompeo nuk duket se do të bien dakord për vazhdimin e kësaj marrëveshjeje.

Tillerson po përpiqej të zbuste Trumpin dhe të gjente një pushim me Korenë e Veriut dhe Iranin. Pas shkarkimit të Tillersonit nga puna, kamerat i’u afruan dhe ai tha se ‘ne jemi përshtatur me Pompeon që nga dita e parë’. Kur e shikojmë në këtë kuptim, Trumpi është përshtatur edhe me Erdoganin, por jo me Pompeon.

Duket se do të ketë ndryshime në Bazën Incirlik. Disa aeroplanë shkuan në Afganistan. Familjet u kthyen në SHBA. Incirlik nuk është më aq e rëndësishme për SHBA-në. Këtë SHBA-ja e tregon shpesh. Amerikanë janë shprehur se Turqia duhet të ketë dalur nga NATO. NATO po mbron edhe vlerat e caktuara. Janë disa analistë të cilët thojnë se Turqia nuk i ka këto vlera. Kjo nuk u mendua gjatë themelimit të NATO-s në vitin 1949. Pa marrë parasysh se sa janë shqetësuese marëveshjet, asnjë vend nuk mund të tërhiqet dhe të largohet nga NATO pa vullnetin e vet.

‘SHBA-JA E HUMBI NJË STRUKTURË TË NJË MENDIMI STRATEGJIK SHUMË TË FOKUSUAR’

SHBA-ja nuk ka një mendim strategjik shumë të fokusuar. Tani i’u janë vërsulur Iranit. Madje edhe Sirinë po e lexojnë nga Irani. Çështja kryesore nuk është Turqia, por Irani. Karakteret përballë nesh nuk janë të parashikueshme. Pompeut nuk i pëlqen Turqia. Nuk e di nëse do të mund të kuptohet me Ministrin e Jashtëm Çavushoglu. Ne menduam se drafti i bërë me Tillersonin do të vinte në një rezultat. Askush nuk e di se çfarë ndodh pas kësaj. Prioritet nuk është Turqia, e as kurdët. Por, kur krahasohen me Iranin, SHBA-ja preferon kurdët. Ndërsa, kur e krahason Iranin me kurdët, Turqia preferon Iranin.

Burimi : Sputnik News/ ml

OPINIONE