Vazhdojnë shpenzimet nga Kryeministria, 440 milion lekë për sistem ngrohje-ftohje dhe ventilim

Dihet ‘dashuria’ e madhe e kryeministrit dhe e kabinetit të tij për të shpenzuar për luks në zyra dhe ambiente. Dhe si për të mos dalë nga kjo mani, pritet që mbi 440 milion lekë të vjetra do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit për procesin e vendosjes së sistemit të ngrohjes/ftohjes, si dhe ventilimit në disa zyra të godinës së Kryeministrisë.

Tenderi është zhvilluar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjinë në llogari të Kryeministrisë. Sipas njoftimit zyrtar të publikuar në faqen e agjencisë së prokurimeve publike, bëhet fjalë për një fond limit rreth 440 milionë lekësh, i cili është vënë në dispozicion të godinë së kryeministrisë, konkretisht për një pjesë të mjediseve me rëndësi të veçantë, të cilat do të pajisjen me sistem ventilimi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne