Gazetari i “Bild”: Do publikojmë 6 përgjime për blerje votash nga PS në Durrës

Gazetari i prestigjozes gjermane “Bild”, Peter Tiede ka paralajmëruar se një tjetër shkrim do të publikohet së shpejti prej tij për shit-blerjen e votave nga Partia Socialiste në Shijak dhe Durrës. Sipas gazetarit pjesë e shkrimit do të jenë edhe regjistrime të plota të përgjimeve të telefonatave, dhe shembuj nga rasti i Astrit Avdylit, i njohur ndryshe edhe si një nga të fortët e Shijakut.

Përshëndetje, kam një histori të re. Do të botohet sonte ose nesër në mëngjes… Shijak dhe Durrës … blerje votash nga ana e Partisë Socialiste. Me 6 regjistrime të plota – përgjime telefonatash në shqip dhe përkthyer në anglisht. Ajo që kemi janë regjistrime – ne do të kemi 6 regjistrime në gjuhën shqipe në faqen tonë të internetit, shembuj nga rasti i Astrit Avdylit. Telefonata të bëra me politikanë dhe votues” – ka thënë gazetari gjerman për Fax News.

Tiede u kryqëzua nga ana e qeverisë pas publikimit të artikullit të tij të parë, me pretendimin se ai ishte i blerë dhe kishte lidhje me opozitën, akuza të cilat ai i ka mohuar tërësisht. Në këtëshkrim ai pretendonte se:”Shqipëria është shembulli kryesor i një vendi kaotik në duar gangsterësh: Për më pak se një vit, opozita është tërhequr nga parlamenti- në protestë kundër korrupsionit dhe blerjes së votave nga qeveria. Prej dy vitesh, vendi nuk ka një Gjykatës Kushtetuese- Kushtetuta e vjetër është shfuqizuar, e reja nuk është akoma në zbatim.

Kryeministri Rama u desh të shkarkojë gjatë viteve të shkuara dy ministra të Brendshëm: Fatmir Xhafaj dyshohej fort si pjesë e mafias së drogës, që ka në dorë vendin dhe gjysmën e Europës Perëndimore! Saimir Tahiri është aktualisht nën akuzë- vetëm politika mund të parandalojë një shqyrtim gjyqësor.Po Rama vetë? Kryeministri akuzohet vazhdimisht për lidhje me drogën. Kështu, opozita e akuzon atë për blerjen e votave me paratë e drogës. Regjistrimi i një telefonate duhet ta provojë këtë”./lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne