Shqiperia

Gazetari: Ka përgjime që Taulant Balla mori 3 milionë euro nga bandat

Ngjarjet tronditëse në Elbasan ishin në qendër të debatit në studion e Çim Peka LIVE.

Sot në mëngjes u ekzekutua vëllai i Talo Çelos, një personazh i shumëkërkuar.

Analistët në studio thanë se Elbasani nuk ka asnjë ditë normale.

Kurse gazetari Basir Çollaku hodhi akuza të forta ndaj numrit dy të PS, Taulant Balla, që është përfaqësuesi i kësaj force politike për Elbasanin.

“Ka përgjime që Taulant Balla mori 3 milionë euro nga bandat,” tha Çollaku.

Nga i vjen kjo fuqi Taulant Ballës, që është më i fuqishëm se ministri, pyeti ai.

Sipas tij, bandat kanë shkarkuar 12 drejtues policie në këtë qark.

Ndërkohë u theksua edhe fakti se dhëndri i ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini është arrestuar për një vrasje dhe është implikuar në të tjera krime në këtë zonë./syri

OPINIONE

INTERVISTA