Bota

Erdogan: Do të vazhdojmë të bëjmë atë që është më e drejtë dhe më e mirë për vendin tonë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se do të vazhdojmë të bëjmë atë që është më e drejtë dhe më e mirë për Turqinë.

Erdogan mori pjesë në Takimin e Zgjeruar me Kryetarët e Degëve të Partisë në Rrethe, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), të cilën ai drejton.

Në fjalimin e mbajtur në mbledhje Erdogan tha se edhe nëse demokracia dhe ekonomia e Evropës dhe Amerikës shkatërrohen plotësisht, ajo vetë (Turqia) do të vazhdojmë të zhvillojmë kombin turk në çdo fushë.

“Së bashku me veten tonë jemi të vendosur të bëjmë të njëjtën gjë për të gjithë miqtë dhe vëllezërit tanë”, tha kreu i qeverisë turke.

“Kjo quhet modeli i Turqisë. Me mbështetjen e popullit tonë do të vazhdojmë të bëjmë atë që është më e drejtë dhe më e mirë për Turqinë” u shpreh Erdogan.

Kurse në lidhje me politikën e jashtme që zhvillon Turqi, Erdogan tha: “Nëse tërhiqet Turqia, a do të fitojë paqen, qetësinë dhe lirinë Siria? Nëse Turqia shpërfill lojën që luhet, a do të spastrohet veriu i Irakut nga terrori? Nëse Turqia kthen shpinën, a do ti lejnë puçistët udhëheqjen e vendit qeverisë legjitime të Libisë? Nëse Turqia heq dorë nga çdo gjë, a  do t’i drejtohet një politike më me bonsesens ai ambiciozi i pamjaftueshëm në krye të Francës (Macron)? Në një gjendje të tillë, shtetet që bëjnë hesape në rajon, a do të braktisin çdo gjë dhe të tërhiqen? A do të na mbështesin ne ata që ngrenë kurthe ekonomike? Nëse përgjigjja është po, atëherë dhe ne rishikojmë politikën që ndjekim”./trt

OPINIONE

INTERVISTA