Gazetari Shkëlzen Henkoja dhunohet në hyrje të banesës, autorët i dëmtojnë edhe makinën

Gazetari i njohur Shkëlzen Henkoja është dhunuar nga dy persona të paidentifikuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në hyrje të banesës së tij.

Dy personat në fjalë e kanë dhunuar me grushte në fytyrë dhe trup, si dhe i kanë dëmtuar edhe makinën.

Gazetari Henkoja ka marrë ndihmë në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa deklaron se nuk i njeh autorët dhe se nuk ka konflikte me askënd.

Shkëlzen Henkoja prej 15 vitesh është gazetar dhe korenspontent i News 24 për qytetin e Gramshit.

Policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./GazetaImpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne