Gazetari shqiptar Olsi Jazexhi sfidon kreun e MEK për debat të hapur

Një gazetar shqiptar, i vendosur për të zbuluar aktivitetet kriminale të grupit terrorist të Organizatës anti-Iran Muxhahedin-e-Khalq (MKO), i përgjigjet kërcënimeve që ka marrë nga kryetarja e grupit, Mariam Raxhavi.

“Unë vërtetë dua të kem një debat të hapur me ju”, i tha Olsi Jazexhi Raxhavit në një video të postuar në kanalin e tij në YouTube.

Ai tha se e kishte realizuar videon pasi kreu i MEK më në fund guxoi të verbalizonte kërcënimet ndaj tij dhe Gjergji Thanasit, një gazetar shqiptar që flet hapur kundër tyre, përmes dy “komandantëve” të grupit. Kulmi arriti kur terroristët i përcollën kërcënimet në dy artikuj që janë shfaqur në faqet e internetit të lidhura me MEK.

Jezexhi shprehu habinë që këtë herë kreu i grupit kishte zgjedhur ta vinte në shënjestër në këtë mënyrë pas rreth tre vjetësh “duke më sulmuar nga pas” duke i bërë presion përmes qeverisë shqiptare dhe punëdhënësit të tij.

“Unë jam shumë i lumtur që keni dalë me fytyrën e komandantëve tuaj për të më sulmuar mua”, tha ai, duke shtuar se sulmet e fshehta kishin “shkaktuar kaq shumë telashe për jetën time dhe e shkatërruan atë ekonomikisht”.

“Kurrë nuk do të heshtet”

Megjithatë, gazetari, u zotua se ai nuk do të ndalet së gjurmuari grupin dhe zbulimin e informacioneve në lidhje me të.

“Unë dua t’i them Mariam Raxhavit, se Shqipëria është një shtet demokratik dhe ne jemi një demokraci liberale, ku kemi lirinë e fjalës”, tha ai.

“Ne kurrë nuk do të heshtim. Ne do të investigojmë dhe do t’i ekspozojmë komunitetit shqiptar dhe ndërkombëtar, krimet dhe gjërat e paligjshme që ju po bëni në vendin tim”, tha Jezexhi.

MEK ka një histori të njohur të vrasjeve dhe bombardimeve kundër qeverisë dhe kombit iranian. Historia famëkeqe që MEK doli në anën e Sadam Huseinit gjatë luftës së ish-diktatorit Irakian ndaj Iranit në vitet 1980-88 është botërisht e njohur.

Nga gati 17,000 iranianë të vrarë në sulme terroriste që nga fitorja e Revolucionit Islamik të Iranit, rreth 12,000 kanë rënë viktima të akteve të terrorizmit të MEK-ut.

Vendet perëndimore, me në krye Shtetet e Bashkuara, e kanë nxjerrë grupin nga listat e tyre të zeza të organizatave terroriste.

Aktualisht i vendosur në Shqipëri, grupi organizon konferenca të bujshme çdo vit në Paris, me zyrtarë të caktuar amerikanë, perëndimorë dhe sauditë si mysafirët e tij të nderit. Këtu mund të përfshijmë ish këshilltarin e sigurimit kombëtar të SHBA John Bolton, avokatin personal të Presidentit të SHBA Donald Trump Rudy Giuliani, ish kryeministrin kanadez Stephen Harper dhe ish shefin e spiunimit të Arabë Saudite, Princin Turki Al Faisal.

MEK u zhvendos nga Iraku, ku dikur gëzonte mbrojtjen e SH.B.A.-së, në Shqipëri në 2016, ku nga Tirana u lejua të ngrinte një kamp paraushtarak.

Jezexhi tha që atëherë, anëtarësia e kultit është rritur nga rreth 3,000 në rreth 7,000, duke identifikuar veten si një nga folësit e parë publik në Shqipëri që i kërkoi ndonjëherë qeverisë së tij të mos i lejonte terroristët.

“Terroristë të mirë, ushtri me rëndësi”

Jezexhi tha se grupi ka arritur statusin e ” terrorist të mirë dhe dobishëm” për shkak të mbështetjes që merr nga SH.B.A., aleanca ushtarake e NATO-s dhe Izraeli, si dhe paratë që merr nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kjo, shtoi ai, ishte për shkak se “ata po mbahen si një ushtri e gatshme, gati për t’u përdorur dhe vendosur në çdo moment … kurdo që Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli duan ta përdorin”.

“NATO duhet t’i përdorë në luftën e ardhshme që Amerikanët dhe Izraeli planifikojnë të bëjnë kundër Iranit”, tha gazetari.

Në Shqipëri, MEK tani është më e madhe se ushtria dhe policia, numri i forcave të përgjithshme të të cilave qëndron në rreth 6,000.

Terroristët e MEK- ut u kanë thënë njerëzve në Shqipëri se ata kanë ardhur këtu “me viza humanitare” ndërsa statusi i tyre nuk ndryshon aspak nga ata që kthehen nga luftimet së bashku me grupet terroriste tekfiriste si Daesh, Fronti al-Nusra ose Tahrir al-Sham kundër qeverisë dhe popullit sirian.

Jezexhi tha se vendet e Ballkanit si Shqipëria janë të mandatuar të ndjekin penalisht ata që ishin përdorur për të luftuar jashtë vendit pas kthimit të tyre në atdhe ku dhe janë akuzuar dhe burgosur qindra prej tekfiristëve të kthyer.

“Sidoqoftë, në rastin e Shqipërisë dhe meqenëse Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli janë në luftë me Iranin, Muxhahedinët me bazë në Shqipëri janë përkëdhelur nga Amerikanët dhe qeveria Shqiptare”, vuri në dukje ai./GazetaImpakt//presstv/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne