Gazetarja zbardh prapaskenat e 52 urdhër-arresteve: Ja si funksiononte rrjeti i trafikut

Gazetarja, Alba Kepi në një intervistë në Ora News dha detaje se si funksiononte dhe se si ra në gjurmët e policisë grupi që u godit nga autoritetet italiane dhe shqiptare.

Kepi: Një operacion që ka zbardhur një aktivitet kriminal të mafias shqiptare shtrirë jo vetëm në Itali por edhe në Europën Veriore dhe me lidhje me Amerikën e Jugut por me bazë në Durrës.

Pra vepronte në aftësinë e menaxhimit të sasive të mëdha të kokainës dhe heroinës.

Heroina vintë nga Turqia, ndërsa kokaina nga Amerika e Jugut.

Me një aktivitet të nisur që prej 2016 por ky operacion hetimet i ka nisur që në 2021.

Ka qenë prokuroria e antimafias së Barit e cila ka hapur këtë proces hetimor pas disa episodesh dhe hetimeve të kryqëzuara që sollën edhe hapjen e këtij procesi për një grup kriminal të tipit mafioz i cili kishte bazën në Durrës.

Pra kanë qenë disa episode të lidhura me sekuestrimin e një sasie të madhe kokaine.

Kanë qenë rreth 932 kg kokainë me një vlerë tregu mbi 186 milionë euro./syri

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne