Gazment Bardhi kundër Begajt: Nuk është vetëm një shërbëtor, por edhe injorant

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka reaguar sërish, pasi presidenti Bajram Begaj dekretoi katër gushtin 2024 si datën e zgjedhjeve në Himarë. Gjithashtu Bardhi ka shpërthyer në fyerje ndaj presidentit, duke thënë se nuk është vetëm një shërbëtor, por edhe injorant.

“Nuk është vetëm shërbëtor i rëndomtë, por edhe injorant. Pra sipas ushtarit të Edi Ramës, mqs Bashkia Kavajë drejtohet nga opozita, këtij i mjafton një letër nga Don Agacio i inceneratorëve dhe ky shpallë zgjedhje në Kavajë, pa verifikuar nëse ka realisht vakancë apo jo?! Ligji????”, shkruan Bardhi në rrjetet sociale./Tpz

Gazment Bardhi shpërthen në fyerje ndaj Begajt: Nuk është

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne