Bota

Gazpromi do të investojë 3,2 miliardë dollarë në Rrjedhën Turke

Gazpromi do të investojë 3,2 miliardë dollarë në Rrjedhën Turke
Aleksander Medvedev, nënkryetari i komitetit drejtues i Gazpromit deklaroi se në vitin 2018 planifikojnë të investojnë 3,2 miliardë dollarë për ndërtimin e gazsjellësit “Rrjedha Turke”.

Gjiganti rus i gazit, Gazprom, planifikon të investojë 182,4 miliardë rubla (3.2 miliardë dollarë) këtë vit në projektin e gazsjellësit “Rrjedha Turke”, njoftoi zëvendëskryetari i kompanisë, Aleksander Medvedev, duke shtuar se synojnë dyfishimin e investimeve në Rrjedhën Turke, krahasuar me vitin e kaluar.

Në vitin 2017 Gazpromi kishte investuar 92,8 miliardë rubla (rreth 1,6 miliardë dollarë) për gazsjellësin “Rrjedha Turke”, i cili ka nisur të ndërtohet në 7 maj 2017.

Projekti parashikon ndërtimin e dy tubacioneve, secili me kapacitet 15,75 miliardë metra kub.

Tubacioni i parë do të përballojë nevojën e Turqisë për gaz dhe pritet të vihet në punë në mars të 2018-s. Kurse tubacioni i dytë që do të shkojë deri në Evropë parashikohet të përfundojë në vitin 2019.

OPINIONE

INTERVISTA