Tronditet sërish peshëngritja shqiptare: Kampionia e botës, pozitive për doping

Romela Begaj ka dalë pozitive në testin e dopingut. E shpallur kampione bote një muaj më parë, sportistja ka rezultuar pozitive me doping.

Lajmi ka mbërritur në Federatën Shqiptare të Peshëngritjes që ditën e premte, por ende nuk është bërë zyrtar.

 

 

 

Romela Begaj shkëlqeu në Botërorin e Anahajmit në Kaliforni, duke fituar titullin në shkëputje, ndërsa doli nënkampione në dygarësh.

Ky ishte dhe rezultati më i mirë i marrë ndonjëherë nga një peshëngritës kuqezi.

Kjo është hera e dytë që Romela Begaj rezulton pozitive në testin antidoping. Në vitin 2014 asaj iu gjet substanca e ndaluar stanozolol.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne