Gent Gazheli emërohet drejtor i Përgjithshëm i Doganave

Gent Gazheli është emëruar drejtor i ri i Përgjithshëm i Doganave.

Ish ambasadori i Shqipërisë në Turqi zëvendëson në këtë post Gjon Bardhin, i cili u emërua më 31 tetor të vitit të kaluar.

Gazheli u lirua nga detyra si ambasador në nëntor të vitit 2019. Ai u bë një emër mjaft i lakuar në media para se të largohej nga detyra e ambasadorit.

Gazheli u kritikua ashpër pasi u mbylli telefonin gazetarëve italianë të “Lë lene”, të cilën e telefonnin nga Siria dhe i kërkonin t’i ndihmonte me dokumentacionin ashtu sikurse ky i fundit u kishte premtuar për të nxjerrë vogëlushin Alvin Berisha nga kampi Al Hol./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne