Izrael, vendosen kufizime ndaj protestave kundër Netanyahut

Parlamenti izraelit miratoi projektligjin e përgatitur për kufizimin e protestave përgjatë periudhës së karantinës, që u mor si masë në kuadrin e luftës kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Me projektligjin e miratuar në orët e mëngjesit, qytetarët përgjatë periudhës së karantinës do të mund të marrin pjesë në protestat jo më larg se 1 km nga shtëpia e tyre.

Me këtë vendim hapet rruga për të parandaluar protestuesit nga jashtë qytetit dhe zonat larg qytetit që të marrin pjesë në protestat javore që mbahen kundër kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, përpara rezidencës kryeministrore në Bregun Perëndimor prej më shumë se 4 muajsh.

Opozitarët izraelitë reaguan ndaj vendimit duke theksuar se kufizimi i protestave dëmton demokracinë e vendit dhe se ky vendim me arsyetimin e COVID-19 i shërben interesave politike të Netanyahut.

Qeveria Netanyahu edhe javën e kaluar mori vendimin për vendosjen e kufizimeve ndaj protestave, por kjo iniciativë dështoi për shkak se parlamenti nuk e kishte miratuar.

Prej më shumë se 4 muajsh, në Izrael janë mbajtur protesta për dorëheqjen e Netanyahut për shkak të gjykimit të tij për korrupsion dhe keqmenaxhimin e pandemisë COVID-19./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne