Pakistani thirrje OKB-së për të rritur përpjekjet kundër Islamofobisë

Pakistani ka kërkuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (AP-OKB) të rrisë përpjekjet kundër një rryme në rritje të Islamofobisë në të gjithë globin.

Duke folur përmes video-lidhjes në një takim të Aleancës së Civilizimeve, një iniciativë për të krijuar respekt midis njerëzve nga kultura dhe besime të ndryshme, ministri pakistanez i Punëve të Jashtme, Shah Mahmood Qureshi tha se provokimet me paramendim dhe nxitja e urrejtjes dhe dhunës janë klasifikuar nga OKB-ja si “të jashtëligjshme botërisht”.

Qureshi paralajmëroi për një “ringjallje globale” të intolerancës, diskriminimit, racizmit, gjuhës së urrejtjes dhe dhunës bazuar në besimet fetare.

“Sot, Islamofobia nuk është e gabueshme në manifestet e partive të ekstremit të djathtë dhe neofashist që bëjnë thirrje për dëbimin e muslimanëve, në politizimin e hixhabit, në të ashtuquajturat ‘vigjilentë të lopëve’, në djegien e Kur’anit të Shenjtë, në vandalizimin e qëllimshëm të simboleve Islamike dhe vendeve të shenjta si dhe në përpjekjet për nxitje në emër të fjalës së lirë përmes karikaturave dhe konkurseve qëllimisht ofenduese”, tha Qureshi.

Aleanca e Civilizimeve është një iniciativë politike e sponsorizuar nga Turqia dhe Spanja, pasi u themelua në vitin 2005 nga Sekretari i Përgjithshëm i atëhershëm i OKB-së, Kofi Annan.

Duke vlerësuar Turqinë dhe Spanjën për bashkë-sponsorizimin e iniciativës së Aleancës së Civilizimeve dhe organizimin e takimit, Qureshi tha se frika e pandemisë globale të koronavirusit të ri (COVID-19), që shërbeu për nxitje të racizmit dhe stigmatizmit, demonstroi se sa i rrënjosur është problemi i Islamofobisë.

“Në shumë vende, përfshirë rajonin tonë, pandemia ka përkeqësuar vuajtjet e njerëzve për shkak të stereotipeve negativë fetarë. Ne muslimanët jetojmë fenë tonë. Duhet të tregohet mirëkuptim për dhimbjen dhe ankthin e shkaktuar muslimanëve kur fyhet Islami dhe profeti i kësaj feje”, tha kryediplomati pakistanez.

Duke u bërë thirrje vendeve anëtare të iniciativës për t’i bërë të jashtëligjshme provokimet e qëllimshme dhe nxitjen e urrejtjes dhe dhunës, Qureshi kërkoi nga AP-OKB të deklarojë një “Ditë ndërkombëtare për të luftuar Islamofobinë” dhe të ndërtojë një “koalicion të qëndrueshëm për t’i dhënë fund murtajës”, Qureshi kërkoi “respektimin e secilës fe dhe besim të të tjerëve duke mos i tallur ato si dhe angazhim konstruktiv dhe jo ndarje”.

“Le të punojmë së bashku për ndërtimin e një bote paqësore ku civilizime dhe kultura të ndryshme bashkëjetojnë në harmoni dhe mbi bazën e respektit reciprok”, shtoi Qureshi.

Iniciativa e Aleancës së Civilizimeve u themelua për të avancuar respektin e ndërsjellë për kulturat dhe besimet e ndryshme si dhe për të siguruar një platformë për tejkalimin e ndarjeve dhe të paragjykimeve./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne