Shqiperia

Gent Zenelaj – Kiço Londos: Ju jeni me partinë e “lekut”

Mazhoranca votoi gjatë seancës së së të enjtes futjen në kalendar të projekt-ligjit për t’i hapur rrugë shembjes dhe ndërtimit të një Teatri të ri, por artistët kanë vijuar protestën. Aktori Gent Zenelaj i është drejtuar Kiço Londos, drejtorit të Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” i cili qëndronte në një nga dritaret e godinës duke bërë me shenja që të mos qante sepse do të bëhej një teatër më i bukur.

“Po u them atyre që do të vijë dita që ta bëni gjumin e qetë. Më kanë akuzuar mua se jam partiak se votojmë atë parti që duam. Ju keni partinë e lekut, zoti i juaj është leku, bëni be për lekun. Më lejoni t’u quaj qytetar të lirë të këtij vendi, unë sot përulem para jush. Faleminderit që zgjodhët që të jeni të lirë. Kiço mos qaj, ne do ta bëjmë teatrin në rrugë, do bëjmë një teatër më të bukur. Kiço mos qaj”– u shpreh Zenelaj.