George Soros akuzohet se po përpiqet të përmbysë Qeverinë e Guinesë Ekuatoriale

Mercenari britanik Simon Mann, kreu i përpjekjes së dështuar nga financuesit britanikë për të rrëzuar qeverinë e Guinesë Ekuatoriale më 2004, akuzoi investitorin miliarder George Soros për pjesëmarrje në një komplot të veçantë për të përmbysur të njëjtën qeveri vite më vonë.

Mann e pretendoi këtë gjatë dëshmisë në emër të Teodoro “Teodorin” Nguema Obiang Mangue, djalit të presidentit autoritar Teodoro Obiang Nguema Mbasogo dhe zv/presidentit të vendit afrikan. Duke u betuar, ai deklaroi se Sorros kishte komplotuar për të përmbysur Mbasogon, dhe se Mann e kishte paralajmëruar diktatorin për komplotin në vitin 2011.

Mann shtoi se nuk kishte prova për pretendimet e tij, duke thënë “nuk kam dëshmi të shkruar”. Sorros ende nuk i është përgjigjur akuzave.

65-vjeçari gjithashtu akuzoi persona të tjerë për përfshirje në komplotin e ri, duke përfshirë avokatin e OJQ-së anti-korrupsion Transparency International, William Bourdon, udhëheqësin e opozitës e opozitës së Guinesë Ekuatoriale, Severo Moto dhe manjatin libanez të naftës, Ely Calil.

“I shpjegova presidentit [Teodoro] se mund të ndodhte me çfarëdo mjeti,” i tha ai gjykatës. “Ata po shqyrtonin të gjitha opsionet, përfshirë edhe atë juridik”.

Mann, i cili themeloi kompaninë ushtarake private Sandline International, u arrestua në vitin 2004 nga autoritetet e Zimbabvesë. Ai u akuzua se ishte pjesë e një komploti për të bërë një grusht shteti kundër Mbasogos në vitin 2004, i cili u financua nga financues si Calil si dhe Moto.

Ish-operatori i forcave speciale britanike bëri katër vjet në burgun e Zimbabvesë para se të dënohej me 34 vjet burg në Guinenë Ekuatoriale për pjesëmarrjen e tij në komplot, por shërbeu vetëm një vit përpara se autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së të negocionin me sukses faljen e tij në vitin 2009.

Ai duket se ka pasur një ndryshim zemre në lidhje me presidencën e Mbasogos, duke i quajtur akuzat kundër zv/presidentit Teodorin një konspiracion.

“Këtu kemi një çështje penale të ngritur kundra atij djali, kur në të vërtetë motivi është destabilizimi dhe të rrëzimi i një regjim të njohur dhe legjitim”, tha ai.

“Unë e di këtë sepse Severo Moto Nsa dhe Ely Calil ishin dy njerëzit që më kanë angazhuar për të udhëhequr tentativën për grusht shteti në vitin 2004 kundër regjimit”.

Teodorin është duke u gjykuar para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë nën akuzat për përvetësim dhe korrupsion, me një ankesë se ai e ka përdorur pozitën e tij të mëparshme si ministër i bujqësisë dhe pylltarisë për të përvetësuar qindra miliona dollarë, të cilat më pas ai i ka përdorur për të financuar një mënyrë jetese luksoze. Në mënyrë të veçantë, ai akuzohet për përdorimin e 112 milionë dollarëve nga arka e shtetit për të blerë një rezidencë gjashtë-katëshe në Paris, si dhe një flotë me supermakina italiane.

Ndërkohë, Bourdon përfaqëson paditësit francezë kundër Teodorit. Ai tha se duke bërë këto akuza, Mann është angazhuar në “një rrugë që ka treguar thellësinë e ndyrësive.”

Teodorin i ka mohuar të gjitha akuzat.

Sorros, një nga burrat më të pasur në botë, paratë e së cilit kanë financuar kauza nga Black Lives Matter në Marshimin e Grave në Uashington, është në qendër të teorive të panumërta, shumica e të cilave e akuzojnë atë për përpjekje për të minuar Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimin, dhe t’i çuar ato në harresë apo tirani. Ai është akuzuar për minimin e ekonomive të të gjithë kombeve me spekullime të monedhës, apo edhe më keq.

Turbullimi i personalitetit publik të Sorrosit nuk e ka ndihmuar atë. Gjatë një interviste të vitit 1998 për 60 minuta të CBS, Sorros diskutoi mbi edukimin e tij në Hungari. Ai ishte 14 vjeç kur Gjermania naziste pushtoi Hungarinë dhe nisi të persekutonte hebrenjtë hungarezë. Sorrosi dhe familja e tij mbijetuan duke u paraqitur si të krishterë, me Sorrosin që u paraqit si nipi i krishterë i një zyrtari hungarez.

Intervistuesi Steve Kroft e pyeti Sorrosin për konfiskimin e pronës hebraike gjatë Holokaustit, dhe Sorrosi pretendoi se ai e shoqëroi dhe e ndihmoi “mbrojtësin” e tij në kapjen e pronave hebraike.

“Kjo tingëllon si një përvojë që do të dërgonte shumë njerëz në shtratin psikiatrik për shumë, shumë vite”, tha Kroft. “Ishte e vështirë?”

“Jo aspak”, tha Soros. “Ndoshta si fëmijë, ju nuk do e bëni lidhjen, por nuk krijoi fare problem.”

“Asnjë ndjenjë faji?” Pyeti Kroft.

“Jo … Isha vetëm spektator, nuk kisha asnjë rol në heqjen e asaj pasurie, prandaj nuk kisha ndjenjën e fajit”, u përgjigj Sorros. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne