“Gërdeci”/ Ish-drejtori i fabrikës së demontimit do të dëshmojë në gjykatë

Gjykata e Posaçme zhvillon këtë të mërkurë seancën ndaj ish-ministrit të mbrojtjes, Fatmir Mediu në lidhje me shpërthimin tragjik të Gërdecit.

Më 21 shkurt u shtyjë seanca pasi mungonte gjyqtarja kryesuese Irena Gjoka, e cila ishte angazhuar në një tjetër aktivitet. Ish-drejtori i fabrikës së demontimit në Gërdec, Dritan Minxholli është paraqitur si dëshmitar i kërkuar nga SPAK.

Më herët, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, jashtë ambienteve të SPAK u ka  bërë thirrje që dëshmitarët të mos heshtin, por të flasin për të drejtën e tyre.

“Sa i përket vazhdimit të procesit i bëj thirrje që gjithsecili të vijë dhe të mbajë qëndrimin për të drejtën e tyre dhe të mos zgjedhin pozicionin e heshtjes. Do të ishte më mirë që me dëshmitë e tyre të hedhin dritë për të shmangur çdo manipulim që është bërë nga grupe apo interesa të ndryshme politike. Unë kam pritur mbi 16 vite të pyetëm nga Prokuroria, dhe Prokuroria e ka pasur të gjithë mundësinë të pyesë po asnjëherë nuk ka denjuar të pyesë”, është shprehur Mediu./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne