“Gërdeci” Kriminelet akoma te lire. Shtyhet sërish seanca ndaj Mediut, SPAK kërkon kohë të verifikojë prokurat.

Shtyhet sërish seanca ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu për tragjedinë e Gërdecit. Mësohet se 109 persona të plagosur dhe familjarë të viktimave kanë sjellë dokumente përfaqësimi në Gjykatë dhe SPAK do të verifikojë nëse janë të dëmtuar nga vepra penale apo jo.

Në total gjykata kishte mbi 290 persona. Kryetari i shoqatës së viktimave të tragjedisë Feruzan Durda ishte i pranishëm.

Shpërthimi në Gërdec ndodhi më 15  mars, 2008 rreth orës 12:05 dhe nga shpërthimi humbën jetën të paktën 26 persona . Gërdeci është fshat i qarkut të Tiranës, Shqipëri dhe shpërthimi ndodhi në një “fabrikë” për demontimin e armëve. Demontimi i armëve ishte një prioritet që qeveria e Shtetit Shqiptar kishte marrë përsipër për anëtarësimin në NATO ; pasi siç kishte deklaruar kryeministri i vendit Sali Berisha për Agjencinë Reuters
Shpërthimi shkaktoi me qindra të plagosur dhe shumë shtëpi pësuan dëmtime të shumta.
Profesori Ndrek Gazulli për gazetën “Agon” tha se toka është jashtë përdorimit. Për 15 vjet, radioaktiviteti do të jetë i pranishëm në zonë dhe do të prekë si qeniet e gjalla, ashtu si edhe bimët që do (në se do të) mbillen aty. Uji është i infektuar gjithashtu. Uji i pishëm është kancerogjen./TPZ/GazetaImpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne