Gërvalla: Ramush, Zoti t’marroftë e të zëntë gjaku i të gjithë atyre që luftuan për ato toka

Ish-anëtarja e LDK-së Donika Gërvalla ka reaguar ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj, pas ratifikimit të marrëveshjes për demarkacion të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Gërvalla ka akuzuar atë për pazare për shitje të tokave të Kosovës.

Ajo ka shtuar se me miratimin e demarkacionit, populli e ka kuptuar se çfarë i ndodh një shoqërie “kur në krye të qeverisë e ka një kriminel ordiner si ti. Pis bre”, tha ajo.

Reagim i plotë:

Ramush Haradinaj, Zoti t’marroftë e të zëntë gjaku i të gjithë atyre që luftuan për ato toka, me të cilat bëni pazare si t’jau ketë falë baba.

Votën time s’e ke marrë kurrë dhe s’e merr sa t’jetë jeta, por ata që ta kanë dhënë, sot e panë se çka i ndodh një vendi e një shoqërie, kur në krye të qeverisë e ka një kriminel ordiner si ti.

Pis bre!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne