Shqiperia

Gjana: Basha mund t’u hapë “kutinë e zezë

ë gjithë po flasin në emër të bashkimit. Por aktualisht PD është e ndarë thellë në dy kampe, pro dhe kundër Lulzim Bashës. Vendimi i Bashës për të “ngrirë” funksionet e tij dhe për të mos u dorëhequr duke marrë përsipër përgjegjësinë për disfatën në zgjedhje, ka krijuar një reagim të fortë të kritikëe të tij.

Për shumë nga kritikët ka nisur një linçim publik nga mbështetësit e Bashës. Situata është përshkallëzuar saqë ish –ministri i Bujqësisë, Jemin Gjana, i ka paralajmëruar disa prej tyre në formë shantazhi.

Shihni ç’thotë ai në një intervistë për GSH.

“Ju përmendet debatin e Topallit me Berishën, por sot atë e shohim bashkë me Imamin…

Janë bërë bashkë për inat të Lulzim Bashës. Por këtu gabojnë sepse dimë shumë gjëra për ta. Ndaj duhet të vetëpërmbahen.

A rrezikon PD-ja që të ndahet dhe a rrezikon Shqipëria të mbetet pa opozitë?

Nuk rrezikon veçse krijohen këto turbulencë, të cilat japin sinjale jo të mira. Këto turbulence i kemi kaluar njëherë në vitin 1997, “kutia e zezë” e së cilës, siç ka thënë i ndjeri Safet Zhulali, nuk dihet se kur do të hapet.

Edhe 2017-a ka “Kuti të zezë” që duhet hapur?

Ndoshta edhe ajo.

Dhe çfarë përmban kjo “kuti e zezë”?

Nuk e di. Ndoshta duhet pyetur zëvendës/ndihmës sekretarin amerikan të shtetit.

Për çfarë bëhet fjalë?

Nëse nuk është “kuti e zezë” Lulzim Basha bën gabim, nëse nuk bën transparencën maksimale të saj. Është një ndëshkim ajo që ka ndodhur. Njerëzit jetuan në perceptimin se e mbolli kryesisht Edi Rama, se ne kemi bërë një marrëveshje të fshehtë, se ne do të kemi pozicionet tona etj. dhe njerëzit patën njëfarë demoralizimi. Por kjo është një çështje që hap diskutim dhe nuk mund ta them unë se çfarë është bërë me atë marrëveshje.

Bëhet fjalë për të shkuarën e disa prej politikanëve të PD?

Çështja e të shkuarës është një problem i madh, sepse ka shumë njerëz që kanë problem me të shkuarën e tyre.

Janë ish drejtues të lartë të PD-së?

Po, sigurisht. Ka të bëjë me të shkuarën e hershme të tyre, por edhe me të shkuarën afatmesme të tyre. Jeta e tyre luksoze, vilat nëpër qendrat rezidenciale që u shndërruan nga fshatra turistike në qendra rezidenciale të njerëzve të politikës, të njerëzve të medias dhe të biznesit. Këto tre kategori janë ata që fshatrat turistike i kthyen në vila dhe i blenë për vete. Janë me vila në periferi të Tiranës, me fëmijë që shkollohen shumë shtrenjtë jashtë shtetit, mënyrën se si performojnë, se si i bëjnë pushimet, si vishen, si sillen.

Nga se vjen luksi i tyre?

Sigurisht nga abuzimi me pushtetin

Janë ish-ministra të PD-së?

Sigurisht. Janë ish-ministra të PD-së dhe jo ish-ministra, por edhe ish-drejtorë të rëndësishëm, ndërmjetës, sekserë të kësaj natyre. Një deputet ka një rrogë dhe nuk ka asnjë vendimmarrje. Një deputet, nëse nuk shndërrohet në ndërmjetës dhe sekser, kurrë nuk mund të bëjë para, sepse ka një rrogë. Me këtë rrogë ai mund të mbajë familjen në kushte mesatare. Unë di veten dhe shumë kolegë të tjerë të mitë që kemi jetuar me rrogën e deputetit. Unë edhe sot vazhdoj të jetoj në dy dhoma e kuzhinë në një pallat të Entit të Banesave. Kam tjetër këndvështrim për shumë kolegë. Por të dojë ndokush të vijë dhe t’i shtrojmë letrat.

Cili konkretisht?

Kush të dojë. Me secilin nga ata që sot bërtasin. Kam ditur dhe unë të bërtas kur jam larguar nga politika në 2013. Jo me dëshirën time, por pa asnjë keqardhje, sepse kjo sofra e madhe nuk është vetëm për disa. Është për shumë të tjerë, sepse kur e nisëm në fillim, e nisëm me shumë të tjerë, kur e vazhduam kishim shumë të tjerë për rreth, por me vjen keq që i japin vlera vetes që, në fakt, nuk i kanë. Kërkojnë disa të drejta përtej asaj që nuk i meritojnë.

OPINIONE