Shqiperia

Gjana: Komisioni shpall fitues Lulzim Basha si Kryetar të PD

Lulzim Basha zgjidhet sërish Kryetar i Partisë Demokratike me votat e e më shumë se 90% të demokratëve përballë kandidatit tjetër Eduard Selami ose mbi 50 mijë vota më shumë. Rezultat që të kujton fitoren e diktatorëve brenda partisë së tyre. Një kryetar që do të mbahet mend për cka i ka bërë partisë demokratike me kundershtarët e saj.

Rezultatin e votimit që u zhvillua dje më 22 korrik e konfirmoi kreu i Komisionit të Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike, Jemin Gjana.

Gjana dha një deklaratë mëngjesin e sotëm ku shpalli fituesin: “Nga rezultatet e votimit, për kandidatin Lulzim Basha janë 53 931 vota për dhe për kandidatin Eduart Selami janë 5136 vota. Në këto kushte, Komisioni shpall fitues zotin Lulzim Basha me 53 931 vota si kryetar të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 22 korrikut 2017 me votimin një anëtar një votë.”

OPINIONE