Gjendet i mbytur 13-vjeçari, i cili u denoncua nga familja i humbur

Katër ditë pasi rezultonte i humbur dhe familja e tij apelonte për ndihmë që të mundësohej gjetja e tij, fatkeqësisht 13 vjeçari Valentin Çarkaj, u gjet i pajetë në ujrat e kanalit të Shtodrit në fshatin Hot i ri.

Jo shumë larg zonës ku ai jetonte me familjen, i riu u konstatua në këto ujra nga banorë të zonës, të cilët menjeherë njoftuan shërbimet policore.

Pasi arriten të nxjerrin trupin, u faktua se ai i përkiste të miturit.

Sipas hetimeve të para dyshohet se ai është mbytur në ujrat e lumit Kir, rrjedha e të cilave më pas e ka sjellë drejt Kanalit të Shtodrit, i cili shërben për vaditjen e tokave bujqësore.

Në denoncimin e tyre pranë policisë, familjarët kishin deklaruar se i mituri kishte shkuar për t’u larë sëbashku me shoket dhe më pas nuk ishte kthyer më në shtëpi.

Ai jetonte prej vitesh në emigrim me familjen dhe ishte kthyer prej pak javësh me pushime në vendlindje, prandaj familjarët dyshonin se mund të kishte humbur duke mos njohur vendin.

Përveç denoncimit në polici dhe publikimit të rastit në media, ata vendosen broshura me foton e 14 vjeçarit edhe në rrugët e qytetit, por pa rezultat.

Trupi i pajetë i Çarkaj është dërguar në morgun e spitalit rajonal të Shkodres ku do ti nënshtrohet ekspertizës mjeko – ligjore për të saktësuar shkaqet e plota të vdekjes së tij, nëse ajo ka ardhur nga mbytja, apo nga shkaqe të tjera.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne