Gjendet i vdekur nudo në hotel kryetari socialist në njësinë Lis në Mat, kishte prenotuar dhomën për 2 orë (Emri+Foto)

Vdes në hotel kryetari i Partisë Socialiste për njësinë Lis në Mat, Abdulla Cuka. Lajmi për vdekjen e tij u publikua paraprakisht nga ish-kryeministri Sali Berisha. Berisha publikoi mesazhin e një qytetari dixhital i cili shkruante se Cuka është gjetur i vdekur lakuriq në hotel.

Shqiptarja.com verifikoi këtë informacion dhe konfirmoi vdekjen e Cukos në hotel, ndërkohë që Policia e Shtetit thotë se vdekja ka ardhur për shkak të një arresti kardiak. Ndërkohë mesazhdërguesi tek Berisha hedh akuza në drejtim Cukos, që sipas tij ishte me një partnere dhe kishte prenotuar dhomën për 2 orë.

“Më datë 12.12.2018. është gjetur pa shenja jete në një hotel në Burrel, shtetasi A.C, 57 vjeç, banues në fshatin Lis. Nga veprimet e kryera, rezulton se vdekja ka ardhur si rezultat i një arresti kardiak të menjëhershëm. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat”-thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Abdulla Cuka, kryetar i PS në njësinë Lis në Mat

Mesazhi i dërguar tek Berisha:

I nderuar Dr. Berisha! Para pak ditesh rreth mesdites u gjet i vdekur nudo ne ish hotel Turizem “Mati” kreu i P.S njesia administrative Lis dhe njeherazi pagator i pensioneve ne kete njesi prane Postes Mat. Thuhet pe po hetohet nga prokuroria por asgje nuk eshte bere publike se c’ka ndodhur. Gjithashtu thuhet se Abdulla Cuka personi ne fjale ka prenotuar 2 ore dhomen ne kete Hotel me nje partnere qe mbetet anonim. Edhe par 3-4 muajsh kreu i P.S. Shlli njesia Adm. Macukull goditi me arme zjarri punonjesit e sherbimeve Bashkia Mat kur po pushonin duke ngren dreke dhe mbeten te vdekur 3 prej tyre ku katastrofa do te ishte akoma me e madhe po te mos kishte nderhyre k/plaku i fshatit. Doktor, ja pra kush jan kreret socialisht ne Mat, pasi dhe vete kreu dhe kordinatori i tyre A. Malaj nuk eshte as me pak dhe as me shume i tille. Falem.per mirekuptin, mund te investigoni por per arsye te # mund te ruani aninomatin e identit tim, jo per frike por ashtu eshte konteksti. Te fala e te mira.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne