Shqiperia

Gjendet një trup i pajetë në Pogradec, dyshimet e para

Një trup i  pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në Pogradec dhe sipas informacioneve nga policia mësohet së dyshohet të jetë mbytur në liqen.

Policia bën me dije se  trupi i përket një shtetasi rreth 55-60 vjeç.

Informacion paraprak.

Më datë 02.07.2018, rreth orës 08:45, në breg të liqenit, në afërsi të fshatit Pojskë-Pogradec, është konstatuar trupi i pajetë i një shtetasi rreth 55-60 vjeç, i cili dyshohet të jetë mbytur në liqen.

U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për identifikimin e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

OPINIONE