Kushtet e vështira dhe të rëndomta me të cilat përballen 56 femra palestineze në burgjet e regjimit sionist, kanë krijuar një situatë të rëndë për këto femra.
Agjencia informative 24 e EBA njofton në burgjet e regjimit sionist mbahen të burgosur 56 femra palestineze prej të cilave 12 janë të moshës nën 18 vjeç dhe një prej tyre mbahet e burgosur që prej vitit 2002. Femrat palestineze mbahen të burgosur në burgjet Damun dhe Hesharun ku të burgosurat vuajnë nga i ftohti dhe mungesa e veshmbathjeve për stinën e dimrit. Femrat palestineze mbahen në të njëjtat burgje ku ndodhen femrat izraelite që kanë kryer krime të ndryshme dhe përveç kësaj ato janë të privuar nga vizitat e familjarëve. Regjimi sionist me pretekstin e mundësisë së kryerjes së operacioneve vetë martirizuese, arreston palestinezët pa asnjë shkak. Sipas statistikave të deritanishme në burgjet e regjimit sionist mbahen të burgosur më shumë se 7 mijë palestinezë./ PT