Gjenocidi i ujgurëve në Kinë, autoritetet fusin në listën e zezë historianin shqiptar

Nga James Griffiths, CNN

 

Ministria e Jashtme e Kinës ka mbrojtur politikat e saj në Xinjiang deri më tani, duke i quajtur akuzat për gjenocid- gënjeshtra të shekullit.

Deklarata -një kundërpërgjigje e thirrjeve të vazhdueshme për një bojkot të mundshëm të “Lojërave Olimpike të Pekinit në 2022 përfaqëson kulmin e një evolucioni të gjatë të narratives zyrtare të Kinës në lidhje me trajtimin e saj ndaj Ujgurëve.

Kjo strategji evoluese është e lidhur ngushtë me rritjen e vetëbesimit të qeverisë kineze në skenën botërore dhe gatishmërinë e saj për t’u përballur me kritikët në Perëndim, qoftë mbi Xinjiang,  detin e Kinës Jugore ose Hong Kong.

Gjatë muajve të fundit, Xinjiang ka theksuar se qeveritë që dëshirojnë të bëjnë biznes me Kinën duhet të zgjedhin  – ose të qëndrojnë me Pekinin dhe të mbrojnë politikat e tij, ose të përballen me pasojat, raporton abcnews.al

 

Ndërsa Kina ka treguar gjithmonë një anë të sofistikuar propagandistike në vend, fushata e saj e fundit në Xinjiang, veçanërisht dezinformimi dhe ngacmimi i kritikëve jashtë shtetit, është më shumë në përputhje me përpjekjet e ngjashme nga Rusia, duke përfshirë vendosjen e “whataboutism”( ngritja e një aktakuze për një çështje tjetër) në pretendimin se çdo denoncim i SHBA është i njollosur nga trashëgimia e  skllavërisë dhe gjenocidit në kontinentin Amerikan.

 

Shenjat paralajmëruese

Sipas vlerësimeve të besueshme shkencore, deri në 2 milion ujgurë dhe pakica të tjera myslimane kanë qenë pjesë e një sistemi kampesh të paraburgimit  në të gjithë Xinjiang gjatë viteve të fundit. Ata i janë nënshtruar një “riedukimi” intensiv, i krijuar për t’i hequr atyre besimin islamik dhe identitetin etnik në emër të luftës kundër terrorizmit fetar dhe separatizmit.

Të mbijetuarit e kampeve kanë qenë dëshmitarë të abuzimeve, të torturave, përdhunimeve dhe sterilizimeve të detyruara.

Këto veprime janë denoncuar si “gjenocid” nga qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe parlamentet Kanadeze dhe Holandeze për efektet që ka shkaktuar te Ujgurët dhe kulturën e tyre. Ndërkohë, provat e torturave në kamp, janë fshirë nga interneti, gjithashtu edhe tenderët qeveritarë dhe dokumentet zyrtare – janë fshirë.

Gazetarë të shumtë të huaj që raportuan mbi sistemin e kampit janë dëbuar nga Kina, ndërsa akademikë, aktivistë dhe të mbijetuar  janë denoncuar. Ata që kanë guxuar të flasin janë arrestuar.

Në Xinjiang  banojnë 11 milion Ujgurë, një pakicë etnike kryesisht myslimane, të cilët flasin një gjuhë të lidhur ngushtë me turqishten dhe kanë kulturën e tyre të veçantë, si dhe popullsi të konsiderueshme të Kazakëve.

E pasur me burime të shumta natyrore, veçanërisht me naftë dhe gaz, rajoni ka parë një fluks të madh të hanëve, grupi etnik me shumicë i vendit. Xinjiang – emri do të thotë “Kufi i Ri” në gjuhën kineze – ka qenë prej kohësh me rëndësi strategjike për sundimtarët në Pekin.

Rajoni i gjerë kufizohet me Kazakistanin, Kirgistanin, Taxhikistanin dhe Afganistanin, si dhe Mongolinë dhe Rusinë në veri dhe Pakistanin dhe Indinë në jug. Rëndësia e tij është rritur gjatë qeverisjes së Presidentit Xi Jinping për shkak të një projekti tregtie dhe infrastrukture që lidh Kinën me tregjet nëpër Azinë Qendrore në Europë dhe më gjerë.

Në vitet 1990 dhe 2000, ndërsa numri i Hanëve që kanë migruar në Xinjiang vazhdoi të rritej dhe qeveria rriti përpjekjet për të integruar rajonin, protestat dhe herë pas here trazirat e dhunshme etnike u bënë më të zakonshme.

Pak gazetarë të huaj kanë vizatuar Xinjiang, si për shkak të mbikëqyrjes nga autoritetet lokale. Kontrolle të tilla u rritën edhe më shumë pasi situata u bë më e paqëndrueshme. Në vitin 2009, pas trazirave vdekjeprurëse etnike në kryeqytetin Xinjiang të Urumqi, u ndërpre interneti në të gjithë rajonin për gati një vit dhe shumë shkrimtarë dhe intelektualë Ujgurë u burgosën.

Në fillim të vitit 2014, 31 njerëz u vranë dhe më shumë se njëqind u plagosën , gjatë një sulmi terrorist me thikë në një stacion treni të mbushur me njerëz në Kunming, në provincën jugperëndimore të Kinës Yunnan. Katër persona u dënuan për komplotin e sulmit, të cilin qeveria  fajësoi separatistët ujgurë.

Gjatë një vizite në Prill 2014 pas sulmit të Kunming, Presidenti Xi bëri thirrje për një “luftë kundër terrorizmit  dhe separatizmit”, raporton CNN

Gjatë vitit 2014 dhe 2015,  situata në Xinjiang ishte përshkallëzuar  pas sulmit në Kunming.

Duke vizituar rajonin disa javë më vonë, Ursula Gauthier, një gazetare në revistën Franceze L’Obs, raportoi një sistem intensiv të mbikëqyrjes, pikave të kontrollit të policisë dhe frikës për të raportuar ose denoncuar qeverinë. Rreth shtatë muaj më vonë, terroristët e lidhur me ISIS sulmuan objektivat nëpër Paris , duke vrarë 130 njerëz dhe duke plagosur qindra të tjerë.

E neveritur nga gjakderdhja në kryeqytetin në vendin e saj, Gauthier ishte gjithashtu e tronditur nga reagimi i qeverisë kineze, e cila tha se presidenti  po përpiqej të përfitonte nga incidenti për të fituar mbështetjen ndërkombëtare për shtypjen e tij në Xinjiang.

Duke shprehur simpatinë me Francën, Ministri i Jashtëm Wang Yi tha se Kina ishte gjithashtu një viktimë e terrorizmit dhe u ankua për akuzat e Perëndimit në të cilin media dhe politikanët minimizuan ose kërkuan të justifikonin incidente terroriste kundër kinezëve, raportuan abcnews.al

Global Times, një tabloid nacionalist, i drejtuar nga shteti, botoi artikuj të shumtë duke e sulmuar gazetaren dhe ajo u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme për të dhënë sqarimet përkatëse. Ajo u akuzua se kishte  thënë se terroristët kinezë meritoni të vdisnin.

Duke tërhequr vërejtjen nga polemikat, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Lu Kang akuzoi Gauthier për “përkrahje të terrorizmit”, duke krijuar indinjata në mesin e popullit kinez”.

 

Gauthier nuk ishte e vetmja që ishte kundër politikave të Kinës në Xinjiang.

“Ne e dimë që  Xi Jinping kishte marrë vendimin për të ndryshuar politikat në Xinjiang, kështu që në (në fund të vitit 2014) ata ishin duke përgatitur goditjen e fundit,” tha ajo. ” Thjesht ne nuk e dinim.”

Shkalla e këtij transformimi nuk do të dihet për disa vite. Edhe kur njerëzit filluan të zhdukeshin në  kampet e përqendrimit , i cili u ndërtua midis 2014 dhe 2017, para se të zgjerohej masivisht, mbikëqyrja  në Xinjiang, censura e vazhdueshme e çështjeve të  ujgurëve dhe rruga e gjatë në krahasim me pjesën tjetër të vendit, ishin disa nga arsyet pse asnjëherë bota nuk kuptoi se çfarë po ndodhte realisht aty.

Por ndërsa grupet e të drejtave të njeriut dhe anëtarët e diasporës së ujgurëve filluan të raportojnë për zhdukje të mëdha dhe për persona që dërgoheshin në kampe përqendrimi, një numër gazetarësh të huaj ishin në gjendje të udhëtonin në Xinjiang për të parë nëse historitë ishin të vërteta.

Në fund të vitit 2017, një seri raportesh në terren u botuan nga mediat amerikane, BuzzFeed , Associated Press dhe Wall Street Journal , të gjitha dëshmonin për mbikëqyrjen intensive të të gjithë ujgurëve në Xinjiang, dhe sistemit të kampeve në zhvillim e sipër.

Ndërsa zyrtarët i kanë cilësuar  masat e sigurisë në Xinjiang si të nevojshme për parandalimin e terrorizmit, në fillim, Pekini mohoi raportet në lidhje me sistemin e kampit.

Një mohim i ngjashëm do të vinte nga përfaqësuesi i Kinës në Kazakistan, i cili u tha gazetarëve “ne nuk kemi sisteme të tilla në Kinë” kur u pyet në lidhje me një raport të CNN mbi ujgurët që dërgoheshin në kampe përqendrime në fillim të vitit 2018 .

Autoritetet kineze thjesht refuzuan të komentojnë për historitë e ndryshme në lidhje me Xinjiang, raporton abcnews.al

Gjatë 2019, Liu Xiaoming, ambasadori i Kinës në Mbretërinë e Bashkuar, tha ideja e qeverisë është të ndihmonte të varfrit.

“Ata mund të largohen kur të duan dhe mund të vizitojnë të afërmit e tyre. Nuk është burg. Nuk është një kamp,” tha Liu.

Ndërsa Kina ka  sulmuar studiues individualë dhe grupe studimi dhe duke i detyruar anëtarët e familjes së të mbijetuarve për të mohuar çdo gjë, shumica e provave janë tashmë të vërtetuara.

Për shembull, ngritja e një kampi në Qarkun Shufu, rreth 7 kilometra (4,5 milje) nga fshati Amina Hojamet, mund të gjurmohet lehtësisht përmes imazheve satelitore në Google Earth. Instalimi u ndërtua për herë të parë rreth vitit 2013, megjithëse fillimisht mund të ishte përdorur për një qëllim tjetër.

Gjatë vitit të kaluar, mediat shtetërore kineze dhe zyrtarët  kërcënuan studiuesin Adrian Zenz, i cili ishte i pari që përdori dokumentet qeveritare për të ekspozuar kampet. Zenz ishte midis akademikëve dhe politikanëve të shumtë në Bashkimin Europian dhe Mbretërinë e Bashkuar të sanksionuar nga Kina në Mars.

Pekini gjithashtu ka ndëshkuar ata gazetarë që raportuan për Xinjiang. Rajagopalan, reporteri i Buzzfeed, u detyrua të largohej nga Kina në gusht 2018 , pasi iu refuzua zgjatja e vizës.

Dy vite  më vonë, Gerry Shih dhe Josh Chin, të cilët kanë shkruar raporte të shumta për situatën  Xinjiang për AP dhe WSJ përkatësisht, ishin midis një numri reporterësh amerikanë të dëbuar nga Kina në shenjë hakmarrje ndaj administratës së Trump.

Në një letër të botuar nga Zyra e Informacionit e Këshillit të Shtetit në Gusht 2019, organi më i lartë administrativ i Kinës shkruante se  “Xinjiang është një fushë kryesore beteje në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit në Kinë”.

“Qeveria ka krijuar qendra të arsimit dhe profesionale në përputhje me ligjin për të parandaluar përhapjen e terrorizmit dhe ekstremizmit fetar, duke frenuar në mënyrë efektive incidentet e shpeshta terroriste dhe duke mbrojtur të drejtat për jetën, shëndetin dhe zhvillimin e grupeve etnike “.

Në nivelin ndërkombëtar, Pekini u mbështet tek aleatët e tij për t’iu përgjigjur kritikave nga vendet perëndimore rreth Xinjiang. Pasi një përfaqësues për Mbretërinë e Bashkuar lëshoi ​​një deklaratë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB në 2019 në emër të 23 vendeve duke ngritur shqetësime në lidhje me abuzimet e të drejtave të njeriut, Bjellorusia bëri deklaratën e saj në emër të 54 vendeve duke shprehur miratimin e programit “kundër-terrorizmit” në Xinjiang  të Kinës.

Shtetet që nënshkruan deklaratën ishin aleatë të ngushtë të Kinës, të tilla si Rusia, Egjipti, Bolivia dhe Serbia. Në dhjetor të 2020, zyrtarët  krahasuan situatën në Xinjiang me programet  e vendeve të tjera në botë.

Programet franceze dhe britanike përfshijnë individë të dënuar për vepra terroriste. Ndërsa,shumë të burgosur në Xinjiang janë të dënuar  për shkelje jo-terroriste , të tilla si shkelje të rregullave të planifikimit familjar, ose për praktika fetare që konsiderohen si shenja të “ekstremizmit” .

 

Propaganda

Xi tha në shtator të vitit 2020 se politika e ndjekur në Xinjiang ka qenë e drejtë  dhe i bëri thirrje qeverisë që “të tregojë historinë e Xinjiang në shumë nivele, të gjithanshme dhe tre-dimensionale. “.

Diplomatët e huaj – përfshirë Iranin, Pakistanin dhe Rusinë  janë ftuar të vizitojnë Xinjiang, madje edhe kampet e përqëndrimit, megjithëse përfaqësuesit nga SHBA dhe vendet e tjera janë ankuar se u është ndaluar hyrja në rajon.

Gjatë javëve të fundit, organet e propagandës në Kinë kanë rritur  narrativën e tyre, duke përfshirë prodhimin e një muzikali -që pretendon të tregojë harmoninë etnike që ekziston në Xinjiang moderne. Transmetuesi shtetëror CGTN, i cili synon audiencën e huaj, gjithashtu dërgoi një reporter në Kashgar muajin e kaluar, duke thënë se nuk ka asnjë gjenocid.

Një shkrimtar dhe historian shqiptaro-kanadez, Olsi Jazexhi tha se donte të vizitonte Xinjiang pas raporteve në mediat perëndimore  rreth trajtimit të ujgurëve, të cilat ai mendonte se ishin të ekzagjeruara. Ai ishte shumë dyshues për përfshirjen e qeverisë amerikane, nga frika se po përpiqej të promovonte ekstremizmin midis ujgurëve, ose të sajonte abuzime të të drejtave të njeriut në mënyrë që të sulmonte Kinën.

“Unë jam skeptik ndaj propagandës perëndimore për pjesën tjetër të botës,” tha Jazexhi. “Shumë shpesh ata gënjejnë”.

Pasi i tregoi raportin dhe  në kanalin e tij YouTube  ambasadës kineze në Tiranë,  Jazexhi  udhëtoi në Xinjiang në gusht 2019, së bashku me 20 gazetarë të tjerë, shumica e të cilëve nga vendet myslimane.

“Dëshira e Partisë Komuniste ishte që kur të ktheheshim në vendet tona të lindjes të tregonim  se situata në Xinjiang nuk ishte siç raportohej “, tha Jazexhi.

Por Jazexhi u shokua pasi zyrtarët e përshkruan Islamin si një fe primitive dhe Ujgurët si pushtues dhe të sapoardhur, të cilët u islamizuan nga Arabët më pak të civilizuar.

“Njerëzit ujgurë janë anëtarë të familjes kineze, jo pasardhës të turqve, e jo më të kenë ndonjë lidhje  me turqit,” sipas një historiani  që takoi Jazexhi.

Ndërsa kinezët thanë se vendi nuk ishte një burg, Jazexhi tha se ata pranuan që të arrestuarit nuk mund të largoheshin, dhe as nuk mund të flisnin me të afërmit vetën  përmes videove të kontrolluara rreptësisht.

Madje ata nuk flisnin pa u konsultuar një herë me kinezët.

“Nga vizita jonë në dy kampe, në Kashgar dhe Aksu, pamë pa dyshim se Kina po çrrënjos hapur identitetin islamik dhe identitetin turk të këtyre njerëzve,” tha Jazexhi. “Unë shkova për të mbrojtur Kinën, por zbulova se nuk mund ta mbroja.”

Pas kthimit në Shqipëri dhe botimit të ngjarjeve që kishte zbuluar, Jazexhi tha se Kina është hakmarrë ndaj tij. Një universitet ku ai jepte mësim  anuloi kurset e tij, gjë që sipas tij  ishte për shkak të presionit kinez.

Një zëdhënës i qeverisë së Xinjiang akuzoi Jazexhi se ka përhapur informacione të rremë, ndërsa ambasadori i Kinës në Turqi denoncoi një artikull nga Jazexhi, pasi sipas tij faktet ishin shtrembëruar dhe njohuritë themelore mungonin.

Ky qëndrim kundër ose jo ndaj reporterëve  është rritur ndjeshëm gjatë muajve të fundit, me sanksione të reja të miratuara nga Pekini kundër ligjvënësve të Mbretërisë së Bashkuar dhe BE, si dhe bojkoteve të shumta të kompanive perëndimore si H&M dhe Nike të cilat janë në dyshime për të përdorur pambukun nga Xinjiang për linjat e tyre të furnizimit.

Një zëdhënës i Ambasadës Kineze në Shqipëri tha se pretendimet e Jazexhi  nuk ishin të vërteta.

“Gjatë gjithë jetës sime kam kritikuar Amerikanët, por asnjëherë nuk kam qenë në listën e zezë nga qeveria Amerikane,” tha Jazexhi. “Kinezët janë  më shumë të zemëruar me mua sepse më ftuan, unë isha mysafiri i tyre”.

Ai shtoi se i kishin thënë “që nëse do të heshtja, do të kisha një” mundësi “, por unë thashë se nuk mund të gënjej për tmerrin që kam parë, unë jam një mysliman”. Përktheu Sonila Backa/abcnews.al

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne