Gjergji Thanasi ironizon Besfort Lamallarin: Në cilën ambasadë do të kërkoni strehim nëse ndryshon regjimi?

Gazetari Gjergji Thanasi ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Brendshme për shpalljen “person i padëshiruar” në Shqipëri të Ikballe Hudutit për një periudhë 15-vjeçare. Në një status të publikuar në rrjetet sociale, ai i drejtohet me ironi ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, duke vënë në pikëpyetje kohëzgjatjen e masës së vendosur.

Thanasi shtron pyetjen nëse qeveria aktuale mendon se do të qëndrojë në pushtet edhe për 15 vite të tjera, ndërsa e krahason situatën me një episod historik të vitit 1956 në Hungari, kur një zëvendësministër komunist i Brendshëm kërkoi strehim në Ambasadën Shqiptare në Budapest gjatë ndryshimeve politike.

Në fund të reagimit të tij, gazetari i drejton një pyetje provokuese ministrit Lamallari, duke e pyetur se në cilën ambasadë do të kërkonte strehim në rast të një ndryshimi të regjimit në Shqipëri.

Statusi i plotë i Gjergji Thanasit:

“Nje pyetje per ministrin e nderuar Besfort Llamallari:
I nderuar z. minister, ju e ndaloni kete Ikbalen per 15 vjet mos te hyje ne Republiken e Shqiperise, vertet mendoni se Rama Rregjimi do te sundoje ne Shqiperi edhe 15 vjet te tjera?!!
Ne nentor 1956 zv/ministri i brendshem komunist hungarez u strehua ne Ambasaden Shqiptare ne Budapest i mbrojtur me Degtarjev ne dore nga Bato Karajfili. Ju i nderuar ish zv/minister i brendshem, ne rast ndryshim regjimi, ne cilen ambasade do te kerkoni strehim?!?? 😁😎😁😎😁😎”

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne