Bota Islamofobi

Gjermani, arrestohet një person që planifikonte vrasjen e muslimanëve

Një person u arrestua pasi synonte të vriste një numër të madh të muslimanëve në qytetin Hildesheim të Gjermanisë.

Sipas një deklarate nga prokuroria e Celle, i arrestuari 21 vjeçar dyshohet lidhur me idenë për kryerjen e një sulmi, që do të rezultonte me vdekjen e një numri të madh të muslimanëve me qëllimin për të bërë jehonë në shkallë botërore.

Sipas bisedave të kryera nëpërmjet internetit i dyshuari ka marrë si shembull sulmin e kryer në vitin 2019 ndaj xhamive në qytetin Christchurch në Zenlandën e Re, theksohet në deklaratën ku bëhet vlerësimi se “Objektivi i tij ishte të vriste muslimanët”.

– Në shtëpi iu gjetën armë

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e të dyshuarit u gjetën materiale me përmbajte të ekstremit të djathtë dhe armë për t’u përdorur në sulm.

Gjithashtu në deklaratë thuhet se i dyshuari u arrestua nga gjykata rajonale në Lüneburg me kërkesë të prokurorisë së Celle.

Sipas lajmit të revistës Spiegel, i dyshuari u arrestua me një operacion të ndërmarrë më 30 maj.

Më 15 mars 2019 terroristi 29 vjeçar i ekstremit të djathtë, australiani Brenton Tarrant, kreu një sulm gjatë namazit të xhumasë në xhamitë Al Noor dhe Linwood në qytetin Christchurch në Zelandën e Re.

Në sulmin që u prit me reagim në Zelandën e Re dhe të gjithë botën, humbën jetën 51 persona si dhe u plagosën 49 të tjerë./AA

OPINIONE

INTERVISTA