Gjermani – Heiko Mass pohon rritjen e racizmit në vend: Tërheqja e Ozilit dëmton imazhin tonë

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, deklaroi të hënën se debatet rreth futbollistit me origjinë turke, Mesut Ozil, i cili u tërhoq përfundimisht nga kombëtarja gjermane javën e kaluar, tregojnë se racizmi po rritet sërish në vend.

“Debatet që shpërthyen pas fotografisë së Ozilit me Presidentin Recep Tayyip Erdogan në kryeqytetin Londër të Britanisë së Madhe, dëmtojnë imazhin e Gjermanisë”, tha ai në një intervistë me të përditshmen gjermane, “Bild”.

“Këto debate të fundit dhe rritja e numrit të sulmeve raciste, të cilat kanë në shënjestër emigrantët dhe hebrenjtë që jetojnë në Gjermani, janë një turp për vendin tonë. Debatet në fjalë dëmtojnë imazhin/reputacionin ndërkombëtar të Gjermanisë. Këto zhvillime tregojnë se racizmi po rritet sërish në Gjermani”, pohoi ministri i Jashtëm, Maas, duke shtuar se janë pikërisht debatet rreth emigracionit ato që nxitën tërheqjen e Mesut Ozilit nga kombëtarja gjermane e futbollit.

“Të huajt që jetojnë në vendin tonë, nuk duhet të ndihen të kërcënuar në Gjermani. Prandaj duhet të punojmë fuqishëm të gjithë së bashku për t’u bërë më tolerantë”, nënvizoi shefi i diplomacisë gjermane për gazetën “Bild”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne