Gjermani, ndalet projekti i “dialogut ndërfetar” i FETO-s

Projekti “House of One”, i cili ishte planifikuar të mblidhte vendadhurimet e tre feve në kryeqytetin gjerman, Berlin, u ndal pasi pronarja e tokës u tërhoq duke paraqitur si arsye pjesëmarrjen në projekt të organizatës terroriste FETO, transmeton Anadolu Agency.

Me tërheqjen e pronares së tokës nga projekti i planifikuar për t’u zbatuar në sheshin Petri, theksohet se e ardhmja e projektit ka marrë “një situatë të papërcaktuar”.

Sipas lajmeve në shtypin lokal, pronarja e tokës Catherine Dussmann ka treguar si arsyetim “mospjesëmarrjen në projekt të një përfaqësuesi tjetër musliman përveç FETO-s dhe se kjo organizatë mbahet përgjegjëse për tentativën e grusht shtetit të 15 korrikut në Turqi”.

Në një deklaratë, Dussmann është shprehur se “Nuk mund të mbështes një projekt i cili krijon një konflikt të ri në vend që të promovojë dialogun dhe mirëkuptimin ndërfetar”.

Sipas lajmit të publikuar në Berliner Zeitung, thuhet se Dussmann ishte bindur për këtë projekt, sepse Berlini kishte nevojë për një hapësirë të dialogut. Gjithashtu theksohet se është krijuar një dyshim në lidhje me projektin ku ka marrë pjesë vetëm “grupi margjinal i Gülen” dhe i cili nuk është mbështetur nga bashkësitë muslimane dhe grupet fetare.

Ndër të tjera në lajm theksohet se FETO përjashtohet nga shoqatat e xhamive dhe muslimanët e tjerë, dhe se për këtë grup ka dyshime për përfshirje në tentativën e grusht shtetit në vitin 2016 në Turqi.

Në janar nisën punimet e projektit ku kreu i bordit administrues ishte kryetari i Bashkisë së Berlinit, Michael Müller, nga Partia Social Demokratike (SPD).

Deri më tani, janë mbledhur 8.5 milionë euro për zbatimin e projektit i cili pritej të kushtojë 43.5 milionë euro. Në rast të vendosjes në zbatim ishte planifikuar që qeveria Federale të siguronte mbështetje financiare për projektin.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne