Gjermani – Xhamia turke sulmohet për të dytën herë

hamia «Fatih», që varet nga Bashkësia Islame Turke për Çështje Fetare në Gjermani (DITIB),në qytetin Sontheim të landit gjerman Baden-Vyrtemberg, është sulmuar në ditën e parë të vitit të ri dhe ka pësuar dëme materiale.

Kryetari i Shoqatës së Xhamisë «Fatih», Ali Ozdemir tha se rreth orës 04:30 të mëngjesit është tentuar të hapet me forcë dera e hyrjes së xhamisë dhe është thyer xhami i saj.

Ozdemir raportoi se ata e kishin informuar policisë në lidhje me incidentin dhe shpjegoi se ata kishin ndjekur gjurmët e biçikletës dhe hapave të agresorit pasi në qytet binde dëborë, dhe sipas vlerësimeve të tij, një person kishte ardhur në xhami, fillimisht kishte dashur të hyjë brenda duke e sforcuar derën e hyrjes së xhamisë dhe kur nuk ia ka dalë dot kësaj ka thyer xhamin me stolin prej druri që gjendej në oborr.

Pasi tha se janë të shqetësuar për sulme të tilla Ozdemir shtoi:

“Xhamia jonë është sulmuar për të dytën herë gjatë dy javëve të fundit. Ne, si komunitet dhe anëtarë të tij jemi shumë të shqetësuar. Ne kërkojmë që autori ose autorët e dy incidenteve të gjenden dhe të nxirren para drejtësisë.”

Raportohet se Policia ka ardhur në xhami për të shqyrtuar ngjarjen dhe ka nisur një hetim.

Në sulmin e parë, i cili ndodhi më 18 dhjetor, në murin e xhamisë ishte vizatuar një kryq dhe ishte lyer tabela e xhamisë./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne