Rajoni

Përgjohet Aleksandër Vuçiç, alarmohen autoritete serbe

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka zbuluar se ai ishte përgjuar për një vit e gjysmë.

Në një intervistë për “Kurir“, ai gjithashtu tha se e dinte kush qëndron pas saj dhe se besonte se autoritetet kompetente do ta hetonin këtë çështje.

Ekspertët e sigurisë thonë se është i nevojshëm një hetim urgjent dhe i plotë, raporton gazeta serbe.

Vuçiç gjithashtu deklaroi se ka si prova për pretendimet e tij, bisedat e tij të regjistruara.

Sipas “Kurir”, përgjimi i presidentit të një vendi është krim i rëndë dhe përpjekje për ta përmbysur rendin kushtetues.

Ministri i Brendshëm serb, Aleksandar Vulin deklaroi sot se shërbimet janë duke punuar në hetimin e kësaj çështje.

“Vuçiq nuk e tha atë për hir të marketingut politik, por sepse është e vërtetë. Presidenti tha të vërtetën dhe na takon neve ta konfirmojmë atë të vërtetë”, i tha Vulin TV Prvas, duke shtuar se shërbimet kompetente e informuan Vuçiçin për këtë.

OPINIONE