Bota

Gjermani, zvogëlohet numri i anëtarëve të kishave

Në një hulumtim të zhvilluar në Gjermani thuhet se numri i anëtarëve të kishave në vend do të ulet me 49 për qind deri në vitin 2060 duke rënë në 22.7 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në hulumtimin e Qendrës Kërkimore për Marrëveshjen e Brezave të Universitetit të Freiburgut thuhet se numri i anëtarëve të kishave, që është rreth 44.8 milionë, pritet të zvogëlohet me 49 për qind deri në vitin 2060.

Sipas hulumtimit që u zhvillua në 47 kisha katolike dhe protestante në Gjermani, kishat që deri në vitin 2016 do të kenë nevojë për 25 miliardë euro duke përllogaritur edhe shpenzime si rritjen e pagave, inflacionin mund të ballafaqohen me vështirësi financiare për shkak të numrit të anëtarëve që do të ulet./ AA