Pamje të rënda/ Aksidenti në Peqin-Elbasan, humb jetën një grua dhe plagosen disa të tjerë

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në aksin Peqin-Elbasan, ku pas përplasjes së dy makinave kanë mbetur disa persona të plagosur.

Raportohet se një grua ka humbur jetën, ndërsa të plagosur janë tre të tjerë.“Në vendi e quajtur “Kryqëzimi i Gjocaj” Peqin, janë përplasur dy mjete dhe si pasojë janë dëmtuar 3 shtatas , të cilët janë dërgua në spitalin e Peqit, nën kujdesin e mjekëve”, ka njoftuar policia paraprakisht.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne