Gjermania dëshiron të kontribuojë në uljen e tensioneve në Mesdheun Lindor

Zëdhënësi i Qeverisë së Gjermanisë, Steffen Seibert deklaroi se duan të kontribuojmë në uljen e tensioneve në Mesdheun Lindor.

Në një konferencë për media në Berlin, Seibert rikujtoi se kancelarja gjermane, Angela Merkel dje zhvilloi një bisedë nëpërmjet video-konferencës me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe se kryesisht në bisedë u fol për tensionet në Mesdheun Lindor dhe zhvillimet e fundit në Libi.

“Qëndrimi i kancelares Merkel për Mesdheun Lindor nuk ka ndryshuar. Ne duam të kontribuojmë në uljen e tensioneve aq sa mundemi”, tha Seibert.

Ai theksoi se duan që të nisë dialogu mes Greqisë dhe Turqisë mundësisht për çështjet e debatueshme dhe se që të dyja palët duhet të tregojnë më shumë përpjekje në ditët dhe javët e ardhshme.

“Ne i mirëpresim dhe mbështesim të gjitha përpjekjet që synojnë të eliminojnë pengesat, të ulin tensionet dhe të shmangin rritjen e tensioneve”, tha Seibert./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne