Arrestohet gazetarja e “Los Angeles Times” gjatë protestave në një rajon kinez

Një gazetare e “Los Angeles Times” është privuar nga liria, e më pas edhe larguar nga rajoni në veri të Kinës në të cilën raportonte për protestat lokale.

Shtëpia mediale njoftoi se incidenti ndodhi në rajonin autonom të Mongolisë së Brendshme në të cilën mbahen protesta të qytetarëve të pakënaqur nga reduktimi i mësimit në gjuhën mongoleze në këtë rajon kinez.

Gazetarën në shkollën në Hohhot e arrestuan policë me veshje civile ndërsa gjatë paraburgimit 4 orësh mbi të gjatë marrjes në pyetje në stacionin policor edhe fizikisht është sulmuar nga një zyrtar. Nuk është lejuar të kontaktojë me ambasadën amerikane.

Tre zyrtarë të qeverisë dhe policë më pas e dërguan gazetaren në stacionin e trenit dhe pritën që ajo të dërgohej në Pekin me trenin e parë.

Edhe pse shtëpia mediale nuk zbuloi identitetin e gazetares, shefja e zyrës së “Los Angeles Times” në Pekin, Alice Su konfirmoi se bëhet fjalë për të, por ajo nuk tregoi më shumë detaje.

Autoritet e provincës kineze nuk e kanë komentuar rastin./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne