Shqiperia

Gjermania: Do kthehen me forcë azilantët shqiptarë, qeveria tu gjejë punë në vendin e tyre

Ambasadorja gjermane në vendin tonë, Susanne Schütz u tregua mjaft e ashpër me kryeministrin Rama kur tha se shqiptarët s’kanë arsyer për të hyrë në azil, dhe i bëri thirrje qeverisë të krijojë kushte për punë këtu në Shqipëri. Ambasadorja gjermane merrte pjesë në konferencen “sfidat e emigracionit” bashkë me kryeministrin Rama.
“Nuk ka më persekutim politik”, tha ajo. “Kam dëgjuar shqiptarë që thonë duam punë dhe shërbim shëndetësor më të mirë, për këto të dyja qeveria duhet të punojë më fort sepse kjo nuk është arsye për të fituar statusin e azilantit. Rruga për të shkuar në Gjermani është përmes vizave të rregullta për punësim”, theksoi ajo.
“Tregu është i hapur për ata punëtorë të kualifikuar, nëse ata plotësojnë kushtet kanë mundësi të aplikojnë për viza punë dhe 3 mijë shqiptarë kanë përfituar në 2017 nga kjo. Bashkëpunimi me zyrën e punësimit ofron mundësi për të kualifikuarit në Shqipëri”, tha më tej ambasadorja gjermane.

Rama: Po emigrojnë dhe kroatët, rumunët e polakët
Duke folur në konferencen “sfidat e emigracionit” ku marrin pjese dhe ambasadorë, Kryeministri Edi Rama tha se lëvizja e lirë e njerëzve është normale dhe se shqiptarët nuk po ikin nga vendi për arsye politike. Sipas tij, emigrimi i viteve të fundit i shqiptarëve është i ngjashëm me emigrimin e polakëve, rumunëve, kroatëeve. ”Vetëm vitin e kaluar nga Kroacia janë larguar 50 mijë njerëz. Sepse janë forca të lira pune dhe ikin për një shans për integrim, edhe pse vetë Kroacia është vend i BE. Nga Shqipëria janë larguar 39 mijë persona në 2017, ndërsa janë kthyer 25 mijë vete”, theksoi Kryeministri.
Sipas tij, debatet mbi emigracionin në Shqipëri janë emocionale, politike-mediatike.
Duke iu referuar shifrave, më tej tha: “Sipas censusit të fundit, në 2017 kemi 20 për qind më pak emigracion, ndërsa krahasuar me 2011 numri ka rënë me 33 për qind. Emigracioni nuk është fenomen që ka shpërthyer sëfundmi. Ka qenë prej vitesh”.
“Jeta më e mirë mbetet një aryse për tu larguar. Nëse do ti vinim një emertim të përbashkët të gjithë lëvizjeve për të emigruar, mund të them se sot shqiptarë shkojnë jashtë vendit për punësim. Nëse i rerefohemi shifrave të INSTAT janë 84 për qind e tyre që thonë se kanë ikur për punësim”.

“Në rastin e mjekëve, mund të them se problem u bë bllokimi i specializimeve për 4 vite”, vijoi ai.
Rama çmoi kontributin e emigrantëve sepse ka qenë burim i pazëvendësueshem të ardhurash per familjet shqiptare. “Posaçërisht pas viteve ’90 ekonomia kombëtare qendronte në këmbë vetem prej parave që sillnin emigrantët”. Në vitet e fundit, tha ai, konkretisht pas viteve 2010 të ardhurat nga emigracioni kanë rënë. Ai përmendi edhe një shifër. “Referuar BSH janë 618 milionë euro të injektuara nga emigracioni në 5 vitet e fundit”.

OPINIONE