Gjermania javën e ardhshme do të pranojë 10 shtetas gjermanë të rikthyer nga Turqia

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Christofer Burger gjatë një konference për shtyp të organizuar në ndërtesën Federale të Shtypit në kryeqytetin Berlin u prononcua në lidhje me 10 shtetas gjermanë që do të rikthehen javën e ardhshme nga Turqia.

“Mund të themi se nga 10 personat që do të rikthehen javën e ardhshme nga Turqia, 3 janë meshkuj, 5 gra dhe 2 fëmijë”, bëri të ditur Berger.

Duke vënë në dukje se në përfaqësitë e jashtme diplomatike gjermane janë konfirmuar identitetet e personave në fjalë dhe se të gjithë janë shtetas gjermanë, zëdhënësi Burger tha se aktualisht nuk mund të konfirmojë se a janë apo jo këta persona anëtarë të organizatës terroriste DAESH, por ka shenja që 2 nga 5 grat kanë qenë në Siri.

Ndërkaq në lajmet që zënë vend në median gjermane thuhet se të paktën 7 persona të lidhur me DAESH-in do të rikthehen nga Turqia në Gjermani.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe njëherësh zëdhënësi i Ministrisë, Ismail Çatakli njoftoi se rikthimi i terroristëve luftëtarë të huaj ka filluar të hënën./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne