MPJ: Pritja për një hap prapa nga Turqia në Mesdheun Lindor është e kotë

Ministria e Punëve të Jashtme reagoi ashpër ndaj vendimit të Këshillit të Marrëdhënieve me Jashtë të Bashkimit Evropian për sanksione ndaj Turqisë.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Ministria bëhet e ditur se do të mbrohen të gjitha të drejtat që i burojnë Turqisë nga e drejta ndërkombëtare në Mesdheun Lindor dhe interesat e Republikës Turke të Qipros së Veriut.

Gjithashtu në deklaratë theksohet se për ata që mendojnë se Turqia do të përkulet ndaj kërcënimeve dhe do të heqë dorë nga të drejtat e saj në Mesdheun Lindor është një pritje e kotë si dhe nënvizohet se Turqia do të vazhdojmë aktivitetet e shpimit në rajonin e sipërpërmendur.

Duke nënvizuar se vendimi i marrë të hënën nga Këshilli i Marrëdhënieve me Jashtë të BE-së ka treguar se mesazhet e dhëna nga Turqia deri më sot nuk kanë mbërritur asgjëkund, në deklaratë shkruhet: “Që prej vitit 2004 e deri më sot, Turqia dhe Republika Turke e Qipros së Veriut kanë bërë përpjekje dashamirëse për të shndërruar burimet hidrokarbure në Mesdheun Lindor në një element të stabilitetit dhe jo të tensionit, pasi ne jemi pala që ka ndërmarrë të gjitha nismat konstruktive dhe pozitive. Kurse administrata greke qipriote dhe BE-ja, të cilën kjo administratë e keqpërdor për pozicionet e saj maksimaliste, nuk mund të perceptojnë faktet dhe as të marrin vendime në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe parimin e barazisë në këtë proces”.

“Vendi ynë do të vazhdojë të inkurajojë zbatimin e parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare, si dhe bashkëpunimin në rajon drejt stabilitetit të qëndrueshëm dhe mirëqenies së të gjithë njerëzve që jetojnë në Mesdheun Lindor. Krahas kësaj, duke qartë se BE-ja, që ka humbur shumë kohë më parë besueshmërinë e saj për të qëndruar si një aktor i paanshëm dhe që mund të kontribuonte për një zgjidhje në Qipro, nuk do mundë të jetë në gjendje të marrë një qëndrim konstruktiv dhe të dobishëm në Mesdheun Lindor. Sepse, në kuptimin më të lehtë të fjalës, nuk mund të ketë më ironi për Bashkimin Evropian që t’i referohet parimit të fqinjësisë së mirë pas fillimit të aktiviteteve tona (në Mesdheun Lindor), pas shpërfilljeve ndaj thirrjeve tona të përsëritura që nga viti 2004 për respektimin e sovranitetit dhe të drejtat e ligjshme të Turqisë dhe Republikës Turke të Qipros së Veriut”, shkruhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë. /trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne