Gjermania kërkon fundin e dominimit amerikan në financat globale

Në një artikull që ka shkruar për të përditshmen “Handelsblatt”, Maas kritikon presidentin amerikan Donald Trump për imponimin e sanksioneve të njëanshme ndaj Iranit, pa u konsultuar më parë me aleatët evropianë.

“Është thelbësore që ne të forcojmë autonominë evropiane duke krijuar kanale të pagesave të pavarura nga ShBA-të, një fond monetar evropian dhe një sistem të pavarur pagese SWIFT”, tha ai.

Maas gjithashtu u bëri thirrje partnerëve të BE-së që të ruajnë unitetin e tyre dhe të ndjekin një politikë të përbashkët kundër ShBA-ve nën hijen e tensioneve që kanë shkaktuar sanksionet.

“Në këtë situatë, është me rëndësi strategjike që ne t’ia bëjmë të qartë Uashingtonit se duam të punojmë së bashku. Por gjithashtu, nuk do t’ju lejojmë të kaloni mbi kokat tona dhe me shpenzimet tona. Prandaj, ishte e drejtë mbrojtja ligjërisht e kompanive evropiane nga sanksionet”, tha ai./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne