Ja çfarë e lidh Ahmed Kalanë me Mond Begon

Emri i trafikantit Edmond Bego, hapi një debat të fortë politik në vendin tonë, por në këtë debat u bë pjesë sot edhe imami Ahmed Kalaja.

Përmes një postimi në Facebook, kalaja nxitoi të merrte në mbrojtje Begon, ku shkruante se në Kuran i penduari dhe nëse e ka kryer dënimin është i falur, duke lënë të nënkuptohej që Bego e ka kryer njëherë dënimin dhe nuk ka pse e vuan sërish.

Por menjëherë pas këtij reagimi, në redaksinë e Syri.net, një qytetar i cili ka preferuar të mbetet anonim, ka treguar se çfarë fshihet pas fjalëve dhe mbrojtjes së imami Kalaja bën për Edmond Begon.

Sipas qytetarit Ahmed Kalaja sot është pronar i një makine, e cila ende me letra figuron në emër të Edmond Begos. Ndërsa shton se kjo është një nga dhurata e shumta që Bego i ka bërë kalasë.

‘Shiko meqe paska reaguar imami thash te kaloi nje informacion nese te duhet qe mund ta verifikosh sh lehte pronesin!

Ahmed Kalaja, kujtoja ketij te fundit qe vjet eshte bere pronar i nje Land Roveri qe ende e ka ne pronesi qe ia ka dhuruar Edmond Bega dhe nrm qe i detyrohet pervec atyre qe citon por edhe per shkak te dhuratave qe ka marr!

Dmth perdore si info nese te duhet…’, shkruan qytetari në mesazhin e tij drejtuar tek Syri.net.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne