Gjermania kërkon krijimin e ushtrisë evropiane

Komisioni i mbrojtjes në parlamentin Evropian kërkoi krijimin e shtabit të përbashkët të ushtrisë së Evropës. Për shkak të shqetësimeve mbi prishjen e aleancës së NATO-s dhe shkatërrimin e strukturës së kësaj aleance, gjermania e ka quajtur të domosdoshëm formimin e ushtrisë evropiane.

Hans Pitter Bartlez komisionari i parlamentit të Gjermanisë ka kërkuar nga vendet anëtare të BE që të krijojnë një forcë të përbashkët ushtarake. Ne tani jemi të çakorduar dhe të ndarë ka thënë komisionari Bartlez i cili shtoi se ne nuk kemi rrugë kthimi mbrapa. Gjermania prej vitit 2013 bën përpjekje për të krijuar një union të vendeve evropiane në fushën ushtarake. dy brigada të Hollandës i janë bashkuar ushtrisë gjermane dhe më vonë pritet t’i bashkohen edhe forcat e ushtrisë ceke dhe të Rumanisë. BE prej muajit mars ka hapur qendrën e përbashkët ushtarake. Kjo qendër nuk ka më shumë se 30 punonjës dhe kryen misione trajnimi në Mali, Somali dhe në Afrikën Qendrore./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne